HomeKronikeIsh-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri duhet të rikthehet në qeli pas...

Ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri duhet të rikthehet në qeli pas 1 viti! Apeli i ashpërson dënimin dhe i konfiskon pasurinë 

Advertismentspot_img

Emri i Oltion Bistrit doli në përgjimet e SKY ECC si informator i grupeve kriminale

Ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri do duhet të rikthehet në qelinë e burgut, një vit pasi u lirua. 

Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila ka prishur vendimin e Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Bistrin vetëm me 3 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkonin në 2. Pas këtij vendimi, GJKKO kishte hequr dhe masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, me argumentin se e kishte shlyer dënimin. 

Por me vendimin e sotëm, Apeli e dënon Bistrin edhe për veprat penale pastrim parash e korrupsion pasiv, krahas “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”. Ndaj tij u caktua dënimi 11 vite burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 7 vite burg. 

Nga ana tjetër, me vendimin e sotëm Bistrit i konfiskohet dhe pasuri me vlerë 1 milionë euro, ku përfshihen 3 apartamente dhe 2 biznese, të cilat shkalla e parë më herët ia kishte kthyer. 

Aktualisht, nuk dihet nëse Bistri ndodhet në Shqipëri, në mënyrë që të paraqitet para autoriteteve për të vuajtur dënimin e caktuar ndaj tij.

Emri i Oltion Bistrit doli në përgjimet e SKY ECC si informator i grupeve kriminale pasi në kohë reale njoftonte Pëllumb Gjokën për aksionet e policisë kundër lojërave të fatit si dhe në një rast të dytë, dekonspiroi operacionin për kapjen e Ali Hysës, një personi në kërkim për trafik droge

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular