U luajtën mbrëmjen e sotme 5 duelet e vlefshme për Ligën e Kombëve, ku u shënuan në total plot 14 gola. Spikat triumfi 3 me 1 i Italisë me përmbysje ndaj Francës, në Ligën A, teksa në dy duelet e tjera të kësaj ligë, Spanja mposhti 0 me 2 Çekinë, ndërsa Anglia bëri detyrën në shtëpi ndaj Kroacisë me shifrat 2 me 1.
Në dy duelet e tjera të Ligës C, Mali i Zi, fitoi 2 me 1 ndaj Letonisë, edhe pse me 10 lojtarë, ndërsa Bjellorusia, rivali i Shqipërisë në ndeshjen e ardhshëm, mposhti 0 me 2 San Marinon.
REZULTATET:
LIGA A:
ITALI-FRANCË 3-1
Espozito 26′, 75′ Fratezi 63′ / Olize 10′
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
ÇEKI-SPANJË 0-2
Baena 39′ (p), Pubil 90+6′
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
ANGLI-KROACI 2-1
Roxhers 24′, Kejn 64′ / P. Suçiç 59′
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
LIGA C:
MALI I ZI-LETONI 2-1
Krstoviç 70′, Maras 90+1′ / Melniks 72′
SAN MARINO-BJELLORUSI 0-2
Gomanov 13′, Kontsevoy 17′







