HomeAktualitetNdryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, ARRSH nis punimet nga ish-sheshi “Shqiponja”...

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, ARRSH nis punimet nga ish-sheshi “Shqiponja” drejt autostradës

Advertismentspot_img

Sipas njoftimit, një prej korsive të rrugës nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit do të bllokohet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar devijimin e përkohshëm të qarkullimit pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Sipas njoftimit, një prej korsive të rrugës nga ish-sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit do të bllokohet. 

Duke filluar nga data 13 nëntor, në rrugën që lidh ish-sheshin “Shqiponja” me autostradën e re do të vendoset vendosja e sinjalistikës rrugore, dekorimi si dhe sistemi i ndriçimit. Po ashtu, do të nisë ndërtimi i mbikalimeve për këmbësorët.  

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, ARRSH nis punimet nga

Njoftimi i plotë: 

Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, i cili synon plotësimin e elementeve infrastrukturore dhe përmirësimin estetik të këtij aksi rrugor. 

Në kuadër të këtij projekti, duke filluar nga data 13.11.2026, do të nisin punimet e parashikuara, të cilat përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjithashtu, do të realizohen edhe punime të tjera të parashikuara në projekt. 

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, ARRSH nis punimet nga

Gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme. 

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, ARRSH nis punimet nga

Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për organizimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe të personelit që në kantier. 

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe respektimin e sinjalistikës së përkohshme dhe udhëzimeve të punonjësve në terren. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular