HomeAktualitetReshjet e dendura përfshijnë Thethin, situatë problematike me përmbytjet në Fushë-Theth

Reshjet e dendura përfshijnë Thethin, situatë problematike me përmbytjet në Fushë-Theth

Advertismentspot_img

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që prej mbrëmjes së kaluar.

Më e prekur paraqitet Fushë-Thethi, ku prurjet e ujit kanë dalë nga kanalet dhe janë përhapur në afërsi të banesave, duke krijuar rrezik për to.

Si pasojë e përmbytjeve, raportohen edhe dëme në bagëti në banesën e Dedë Drenit, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës.

Krahas vërshimeve, një tjetër problem për zonën mbetet ndërprerja e energjisë elektrike, duke shtuar vështirësitë për banorët në këto kushte atmosferike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular