HomeAktualitet“Plotësoni vitet për pension”/ISSH: Fermerët mund të shpëtojnë nga gjobat e vjetra

“Plotësoni vitet për pension”/ISSH: Fermerët mund të shpëtojnë nga gjobat e vjetra

Advertismentspot_img

Fermerët në Shqipëri kanë edhe pak kohë për të shlyer detyrimet e prapambetura të sigurimeve, pa paguar gjoba dhe kamatëvonesa. Afati për të përfituar nga kjo lehtësi, është data 31 dhjetor, ndërsa kusht për faljen e penaliteteve është pagesa e kontributeve të papaguara.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bën të ditur se masa përfshin detyrimet e krijuara ndër vite dhe synon t’u japë mundësi të vetëpunësuarve në bujqësi, të rregullojnë marrëdhënien e tyre me skemën e sigurimeve.

Për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014, do të fshihen plotësisht dënimet administrative, ndërsa fermerët duhet të paguajnë vetëm kontributin bazë.

Ndërsa për periudhën nga viti 2015 deri në fundtë vitit 2024, gjobat dhe kamatëvonesat do të shuhen, nëse detyrimet paguhen tërësisht brenda afatit të përcaktuar.

Sipas skemës aktuale, kontributi vjetor për fermerët në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë.

Shlyerja e këtyre detyrimeve, ka rëndësi edhe për të ardhmen e fermerëve, pasi periudhat e sigurimit ndikojnë drejtpërdrejt në plotësimin e viteve të nevojshme për pension dhe në llogaritjen e përfitimit.

Për këtë arsye, ISSH u bën thirrje fermerëve të mos humbasin këtë mundësi, dhe të shfrytëzojnë afatin për të rregulluar kontributet e tyre pa kosto shtesë nga penalitetet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular