HomeKronikeNë Maltë, 40-vjeçari shqiptar gëlltit drogën për t’i shpëtuar policisë, përfundon në...

Në Maltë, 40-vjeçari shqiptar gëlltit drogën për t’i shpëtuar policisë, përfundon në gjendje kritike në spital

Advertismentspot_img

Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti kokainë për t’i shpëtuar arrestimit nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maltë, ku një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi dyshohet se ka gëlltitur një sasi lënde narkotike në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.

Ngjarja ka ndodhur të dielën paradite në zonën e St Paul’s Bay, gjatë një kontrolli rutinë rrugor, i cili përfundoi me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, përkatësisht 40 dhe 42 vjeç.

Sipas mediave malteze, gjithçka nisi rreth orës 11:00, në rrugën Triq, kur policia ndaloi një automjet pasi konstatoi se drejtuesi dhe pasagjeri nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

Gjatë kontrollit, efektivët vunë re se pasagjeri 40-vjeçar kishte me vete një dorezë metalike me thumba, e njohur si “knuckle-duster”, si dhe një substancë që dyshohej të ishte drogë.

Në momentin kur policia tentoi ta arrestonte, shqiptari kundërshtoi efektivët dhe u përpoq të largohej. Gjatë përleshjes, ai dyshohet se gëlltiti një sasi të substancës narkotike, duke e kthyer ndërhyrjen policore në një emergjencë shëndetësore.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin Mater Dei, ku mjekët e konstatuan në gjendje kritike, me rrezik për jetën.

Ndërkohë, edhe drejtuesi 42-vjeçar i automjetit tentoi t’i shmangej policisë, por u kap pak më vonë dhe u shoqërua në komisariat, ku vijon të mbahet në paraburgim.

Policia zbulon kokainë dhe dy thika

Gjatë ndërhyrjes, autoritetet zbuluan gjithashtu një sasi të konsiderueshme të një substance që dyshohet të jetë kokainë, si dhe dy thika.

Sipas raportimeve të mediave vendase, situata u tensionua edhe më tej gjatë arrestimit, pasi një rreshtere e policisë pësoi dëmtime të lehta. Ajo mori ndihmën e nevojshme mjekësore në një qendër shëndetësore.

Autoritetet malteze nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e dy shqiptarëve apo sasinë e saktë të lëndës narkotike të sekuestruar.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e dy personave të arrestuar.

Sipas raportimeve të Times of Malta dhe The Malta Independent, 40-vjeçari mbetet në gjendje kritike, ndërsa policia po vijon procedurat hetimore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular