HomeAktualitetPërcillet sot për në banesën e fundit, nga karriera në Policinë e...

Përcillet sot për në banesën e fundit, nga karriera në Policinë e Shtetit te tragjedia në autostradë, kush ishte Ermal Lulaj?

Advertismentspot_img

Pas një karriere shumëvjeçare në Policinë e Shtetit, 41-vjeçari humbi jetën tragjikisht në aksidentin pranë Novoselës, duke lënë pas familjen dhe tre fëmijët e tij

Ermal Lulaj, shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, do të përcillet këtë të martë për në banesën e fundit, pas ndarjes tragjike nga jeta në një aksident rrugor. 41-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e së hënës, në një përplasje të rëndë në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës.

Sipas njoftimit të familjarëve, homazhet në nderim të tij do të zhvillohen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Pas ceremonisë përkujtimore, kortezhi do të drejtohet drejt Varrezave të Fierit, ku do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së tij për në banesën e fundit.

Përcillet sot për në banesën e fundit, nga karriera në

Lulaj, me origjinë nga Fieri, kishte ndërtuar një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku prej vitesh kishte shërbyer në struktura të ndryshme, kryesisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Gjatë angazhimit të tij profesional kishte mbajtur disa pozicione drejtuese dhe kishte shërbyer në qytete të ndryshme të vendit, mes tyre Korça, Shkodra dhe Berati. Ai kishte ushtruar gjithashtu detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë në Skrapar, ndërsa më herët kishte drejtuar edhe strukturat e Antidrogës.

Përveç karrierës në Policinë e Shtetit, 41-vjeçari ishte edhe një familjar i përkushtuar. Ai ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali vetëm 2 vjeç. Largimi i tij i parakohshëm ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit këtë të martë.

Aksidenti që i mori jetën efektivit të policisë u regjistrua rreth orës 18:00 të së hënës, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier-Vlorë, pranë Novoselës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte Ermal Lulaj, është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep, që drejtohej nga një 63-vjeçar.

Nga përplasja e fortë, Lulaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit të rëndë mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në informacionin paraprak, Policia bëri me dije se dyshohet që moti i keq dhe humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit të kenë ndikuar në aksident. Ndërkohë, disa raportime mediatike kanë ngritur edhe dyshime se mjetit të rëndë mund t’i mungonte sinjalistika në pjesën e pasme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Ermal Lulajt ka shkaktuar tronditje në radhët e uniformave blu, ndërsa kolegë, miq dhe të afërm do të mblidhen këtë të martë në Fier për t’i dhënë lamtumirën e fundit efektivit që i kushtoi vite të jetës shërbimit në Policinë e Shtetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular