HomeKronikePretenca e SPAK, kërkohet 1 vit burg për ish-kreun e bashkisë Divjakë,...

Pretenca e SPAK, kërkohet 1 vit burg për ish-kreun e bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi

Advertismentspot_img

Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Përveç dënimit me burg është kërkuar edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 3 vitesh. Sipas vendimit, ekzekutimi i dënimit me burg do të nisë vetëm pasi vendimi të marrë formë të prerë.

Po ashtu prokuroria ka kërkuar të shpallen fajtorë edhe tre persona të tjerë, konkretisht Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo, të cilët akuzohen për të njëjtën vepër penale, atë të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.

Për Dorjan Spaho është kërkuar dënimi me 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Edhe për Andi Bullari dhe Ledio Xharo është kërkuar dënimi secili me nga 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular