Pas një periudhe të gjatë të mbushur me beteja familjare dhe me vëmëndje të madhe mediatike, Brad Pitt duket se ka gjetur qetësinë në krahët e Ines de Ramon, gruas që është bërë pjesë e jetës së tij.
Aktori 62-vjeçar është në një lidhje me 33-vjeçaren Ines de Ramon, një diferencë prej 29 vitesh që ka tërhequr vëmendjen, por që çifti duket se e ka menaxhuar larg spektaklit dhe vëmëndjes publike. Të dy u lidhën për herë të parë në vitin 2022 dhe që atëherë marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më serioze.
Dyshja u shfaq së bashku në premierën e filmit “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth” në Los Angeles më 16 nëntor 2026, ku ecën dorë për dore para fotografëve. Pitt zgjodhi një veshje elegante në tonalitete të errëta, ndërsa Ines tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjatë ngjyrë krem, duke u cilësuar nga mediat si një nga paraqitjet më elegante të saj në tapetin e kuq.
Po kush është Ines de Ramon?
Ndryshe nga shumë figura të lidhura me Hollywood-in, Ines de Ramon nuk vjen nga bota e kinemasë. Ajo është një profesioniste në industrinë e bizhuterive luksoze dhe ka punuar në disa kompani prestigjioze të këtij sektori.
De Ramon është zv/presidente e markës së bizhuterive Anita Ko Jewelry dhe më herët ka punuar në shtëpi të njohura si Christie’s dhe de Grisogono. Ajo ka studiuar administrim biznesi në Universitetin e Gjenevës dhe flet disa gjuhë.
Përpara lidhjes me Brad Pitt, Ines ishte e martuar me aktorin e serialit “The Vampire Diaries”, Paul Wesley. Çifti u nda në vitin 2022, ndërsa divorci u finalizua më vonë.
Brad Pitt dhe Ines de Ramon u panë për herë të parë së bashku në nëntor të vitit 2022, në një koncert të Bono-s në Los Angeles. Në fillim ata u përpoqën ta mbanin marrëdhënien larg vëmendjes, por me kalimin e kohës nisën të shfaqeshin më shpesh publikisht.
Çifti bëri një nga daljet e para të mëdha publike në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u shfaqën së bashku në tapetin e kuq për premierën e filmit “Wolfs”. Më pas ata janë parë në disa evente sportive dhe artistike, duke e bërë më të qartë se lidhja e tyre është serioze.
Në anën tjetër, ish-bashkëshortja e Brad Pitt, Angelina Jolie, ka vijuar të jetë e fokusuar te gjashtë fëmijët e tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox. Pas ndarjes së bujshme në vitin 2016, marrëdhënia mes Pitt dhe Jolie ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të betejave ligjore dhe çështjeve familjare.
Ndërkohë, Pitt duket se po ndërton një fazë të re të jetës së tij me Ines de Ramon, e cila sipas mediave ka sjellë më shumë stabilitet dhe qetësi në jetën e aktorit.
Pavarësisht diferencës së madhe në moshë dhe famës së jashtëzakonshme të partnerit të saj, Ines ka zgjedhur të qëndrojë larg zhurmës së Hollywood-it, duke e mbajtur fokusin te karriera dhe marrëdhënia e saj me një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë botërore







