Gazetari sportiv Ervin Baku është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme, duke pësuar lëndime të konsiderueshme.
Sipas informacioneve paraprake, Baku ka qenë duke lëvizur me motor pranë shtëpisë së tij sot rreth orës 16:00, në momentin që është përplasur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
Raportohet se Baku është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të lëndimeve që ka marrë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.







