HomeAktualitetPROFIL/Njihuni me Këshilltaren e Avokatit të Popullit për Median, Esiona Konomi

PROFIL/Njihuni me Këshilltaren e Avokatit të Popullit për Median, Esiona Konomi

Advertismentspot_img

Ne kuader te prezatimeve te ekipit drejtues te Avokatit te Popullit, ne fazen zyrtare ne FB, eshte prezantuar dhe Esiona Konomi, Keshilltarja per Mediat.
Kush eshte Esiona Konomi?
Sot ju njohim me Këshilltaren e Avokatit të Popullit për Median, Esiona Konomi.

Ajo i është bashkuar ekipit të institucionit tonë në fillim të këtij viti, pas një eksperience 12 vjeçare si gazetare dhe reportere e çështjeve politike në vend.

Esiona është eksperte në fushën e komunikimit dhe kërkimit mbi median në Shqipëri, ku ka shërbyer në mbulimin e zhvillimeve institucionale dhe proceseve integruese të vendit si gazetare politike.

Ajo ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, ku mban një diplomë në Gazetari dhe Komunikim si dhe një master në Marrëdhënie Publike. Aktualisht po thellon njohuritë e saj përmes një tjetër masteri shkencor në drejtësi.

Përgatitja e saj akademike është pasuruar me kualifikime të rëndësishme ndërkombëtare, duke qenë alumne e Programit IVLP të Departamentit Amerikan të Shtetit, e certifikuar nga Akademia e Studimeve Politike (Këshilli i Evropës), si dhe e trajnuar për gazetarinë e të dhënave në Estoni.

Gjatë karrierës së saj, Konomi ka punuar si gazetare politike në mediat kryesore në vend (përfshirë Report TV, ABC News dhe Shqiptarja.com), si dhe autore e një sërë artikujsh investigativë e hulumtues për Ina Media, Birn, Faktoje, etj.

Në kuadër të angazhimit publik, ajo ishte bashkëthemeluese dhe anëtare bordi e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).

Gjithashtu, Esiona ka drejtuar nisma si “Dalloje Rrenën”, një fushatë kundër dezinformimit financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ka shërbyer si eksperte kërkimore e konsulente për çështjet e medias, dezinformimit dhe komunikimit për organizata prestigjoze si OSBE, Këshilli i Evropës, Ambasada e SHBA-së, etj.

Pranë Avokatit të Popullit ajo kujdeset për një marrëdhënie dinamike me median dhe kanalet sociale, kontribuon në rritjen e transparencës së institucionit dhe promovon punën e ekipit në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular