Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për të shpëtuar të birin, i cili ishte afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një demi të tërbuar.
Ngjarja u regjistrua më 15 nëntor në San Martin de Loba, në rajonin Bolivar të Kolumbisë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur gruaja, me një shkop druri në dorë, vrapon drejt arenës, ku djali i saj, nën ndikimin e alkoolit, ndodhej pranë kafshës.Pa u menduar gjatë, ajo i afrohet të birit, e kap për dore dhe e largon nga arena, ndërsa demi vazhdonte të lëvizte rreth tyre. Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për reagimin e menjëhershëm të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj. Fatmirësisht, nga incidenti nuk u raportua për persona të lënduar.









