HomeSportUltimatumi i fortë te Dinamo: Nuk ju mban askush me zor, largohuni...

Ultimatumi i fortë te Dinamo: Nuk ju mban askush me zor, largohuni që nesër!

Advertismentspot_img

Humbja ndaj Elbasanit ka sjellë një reagim të ashpër në kampin blu. Presidenti i Dinamos nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës, duke kërkuar më shumë karakter, sakrificë dhe përkushtim, ndërsa ka lëshuar një ultimatum të fortë për lojtarët dhe stafin.

Humbja ndaj AF Elbasanit ka sjellë një shpërthim të fortë në kampin e Dinamos. Presidenti i klubit kryeqytetas, Ardian Bardhi ka reaguar ashpër pas paraqitjes së skuadrës, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe duke vënë në pikëpyetje përkushtimin e lojtarëve ndaj fanellës blu.
Në një deklaratë pa doreza, ai ka kërkuar më shumë sakrificë, karakter dhe uri për fitore, duke kujtuar se Dinamo është një prej klubeve më korrekte në Shqipëri dhe se lojtarët e saj janë ndër më të paguarit. Mesazhi i presidentit ishte i qartë: nuk ka më vend për justifikime dhe kushdo që nuk është i gatshëm të japë gjithçka për klubin, duhet të largohet menjëherë.
“Dinamo nuk mban askënd me zor!”, ishte fjalia me të cilën presidenti mbylli reagimin e tij, duke lëshuar një ultimatum të drejtpërdrejtë për futbollistët dhe pjesëtarët e stafit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular