Rolando Maran firmosi në maj një kontratë, e cila kishte vlerë deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Me fazën “play off” për Europianin të siguruar, që do të luhet në mars 2028, automatikisht edhe kontrata e tij mund të quhet e rinovuar.
Fitimi i grupit në Ligën e Kombeve dhe kualifikimi në Europian ishin objektivat e vendosur. Shqipëria e mbylli grupin C1 në vendin e parë, duke ruajtur një tjetër mundësi për Europianin nëse dështon në grupin e kualifikueseve.
Kështu edhe nëse kuqezinjtë humbasin çdo ndeshje në vitin 2027, sërish do të kenë një tjetër rrugë në dispozicion për Euro 2028. Për të shmangur fazën “play off”, duhet vend i parë në grup ose të jesh një nga tetë më të mirat e vendeve të dyta në 12 grupe.
Shorti do të hidhet më 6 dhjetor. Shqipëria do të mësojë fatin e saj pikërisht në Belfast të Irlandës së Veriut.









