HomeSocialeMjegulla “pushton” aksin rrugor Burrel–Skuraj, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Mjegulla “pushton” aksin rrugor Burrel–Skuraj, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Advertismentspot_img

Mjegulla e dendur ka përfshirë aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

mjegulla4

Situata bëhet edhe më problematike për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse anësore, ndërsa rruga paraqitet e amortizuar dhe me gropa.

Rreziku shtohet veçanërisht në pjesët pranë Liqenit të Shkopetit, ku mungesa e mbrojtëseve anësore mund të sjellë pasoja të rënda në rast të humbjes së kontrollit të automjetit.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e infrastrukturës, vendosjen e sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse, me qëllim rritjen e sigurisë në këtë aks rrugor.

1
2
mjegulla3
mjegulla4
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular