HomeKryesoreZbardhen debatet mes PS dhe PD, çfarë vendosi Konferenca e Kryetarëve

Zbardhen debatet mes PS dhe PD, çfarë vendosi Konferenca e Kryetarëve

Advertismentspot_img

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur pranimin e kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat parlamentar mbi Progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026. Mocioni do të zhvillohet më 10 dhjetor. 

Opozita pretendon se Kontrolli parlamentar mbi qeverinë është dobësuar dhe roli i opozitës në Kuvend është i kufizuar.

Ndër gjetjet e Progresraportit që PD evidenton janë 6 kërkesa të refuzuara për ngritjen e komisioneve hetimore, 11 të tjera për interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe 4 projektligje që presin shqyrtimin.

Në letër, ngrihet edhe çështja e votës së mazhorancës kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukut.

Mazhoranca dhe opozita e kanë lexuar në mënyrë të ndryshme progres raportin e KE. Kryeministri Rama e ka cilësuar si më të mirin në histori, kurse nga opozita ka pasur kundërshtime për kontrollin ndaj pushtetit ekzekutiv.

Ndërkohë, në rendin e ditës së Konferencës së Kryetarëve ishte edhe projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 7-25 dhjetor 2026. Për këto dy çështje nuk u arrit mirëkuptimi mes palëve, ndaj ato do t’i kalojnë për votim seancës plenare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular