HomeAktualitetFajtor për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Vaut të Dejës dënohet me 100...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Vaut të Dejës dënohet me 100 orë pune

Advertismentspot_img

Kristian Shkreli, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u cilësua fajtor për korrupsion zgjedhor dhe u dënua me 1 vit burg, teksa më pas kjo masë u konvertua në 100 orë punë në interes të publikut.

Në 12 nëntor SPAK dha pretencën për Shkrelin, të cilin e akuzon për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kërkoi që Shkreli të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Sipas SPAK-ut, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shkreli u premtoi zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.

Më herët Shkreli ka deklaruar se nuk ka ofruar apo premtuar asnjë përfitim në këmbim të votës, duke sqaruar se ndërhyrjet ishin pjesë e angazhimit të tij si kryebashkiak.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular