Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan, ku gruaja është gjetur e pajetë në banesën e saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një grua 43-vjeçare ka humbur jetën.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan, ku gruaja është gjetur e pajetë në banesën e saj, në tualet. Viktima është gjetur nga familjarët e pajetë ndërsa këta të fundit kanë deklaruar se vuante nga tensioni.
Në trupin e saj nuk u gjetën shenja dhune dhe dyshohet se ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.









