Vishkulli, nga zyrtarët e shtetit, kërkon që ata ta duan vendin aq sa populli
Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos gjatë protestës së 24 tetorit, ka deklaruar se nuk preferon të përfshihet në politikë.
Ai është shprehur se dëshiron të kontribuoje për Shqipërinë, por larg politikës, ndërsa nga zyrtarët e shtetit kërkon që ata ta duan vendin aq sa populli.
“Atë që nuk e ka bërë politika, e ka bërë futbolli, ka bërë bashkë gjithë shqiptarët. Nuk jam marrë me politikë, nuk preferoj të merrem, mjafton që këtë vend ta duan dhe vlerësojnë sa populli. Nuk do të merresha me politikë, frymëzimi im është Marin Mema, që ka thënë se do të kontribuojë gjithnjë për vendin, por larg politikës. Shqipërinë e bëjmë të gjithë bashkë.”- tha ai.









