Një flamur palestinez i shpalosur në stadiumin e Batumit në Gjeorgji ka shkaktuar një incident të rëndë të tribunën e tifozëve të Beshiktashit.
Tifozët e ekipit turk mbanin flamuj palestinezë gjatë ndeshjes së sotme të UEFA Europa League kundër ekipit izraelit Hapoel Beer Sheva në Batumi, teksa punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë për të penguar shfaqjen e tyre.
Ministri i Sportit i Turqisë reagoi duke e dënuar “ndërhyrjen joproporcionale” të forcave të sigurisë gjeorgjiane ndaj tifozëve të Besiktas-it, duke u zotuar se do t’i mbrojë të drejtat e mbështetësve turq.
Ndeshja nisi me incidente që në fillim, pasi lojtarët refuzuan t’i shtrëngonin dorën njëri tjetrit pas daljes në fushën e blertë.
Incidente dhe dhunë mes tifozëve janë regjistruar edhe jashtë stadiumit.









