HomeAktualitetShi, shtrëngata dhe dëborë në ditët në vijim, ARRSH apel drejtuesve të...

Shi, shtrëngata dhe dëborë në ditët në vijim, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Advertismentspot_img

Reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngatat dhe reshjet e dëborës në zonat malore pritet të përfshijnë vendin gjatë ditëve në vijim, të shoqëruara edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Në këtë situatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka marrë masat për përballimin e kushteve atmosferike, ndërsa kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin normal në akset rrugore kombëtare.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë kur udhëtojnë drejt zonave malore.

Njoftimi i plotë:

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare.

🚗 Apel për drejtuesit e mjeteve:

* Tregoni kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.

* Reduktoni shpejtësinë.

* Respektoni sinjalistikën rrugore.

* Kontrolloni gjendjen teknike të automjetit përpara nisjes, si dhe pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në akset malore.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular