HomeBotaTragjedi në Pakistan/ Shembet ndërtesa në ndërtim në Karaçi, shkon në 8...

Tragjedi në Pakistan/ Shembet ndërtesa në ndërtim në Karaçi, shkon në 8 numri i viktimave! Rreth 10 persona rezultojnë të zhdukur

Advertismentspot_img

Ka shkuar në tetë numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në ndërtim e sipër në qytetin e Karaçit, në Pakistan. Ngjarja ndodhi të mërkurën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë edhe sot, pasi rreth 10 persona rezultojnë ende të zhdukur nën rrënoja.

Sipas shërbimeve të emergjencës, tre trupa dhe 14 persona të plagosur u nxorën nga rrënojat ditën e shembjes, ndërsa pesë trupa të tjerë janë gjetur gjatë dy ditëve të fundit. Zëdhënësi i shërbimeve lokale të emergjencës, Hassan Khan, bëri të ditur se operacioni do të vijojë deri në nxjerrjen e të gjithë personave që mund të ndodhen nën rrënoja.

Ndërkohë, ngjarja ka sjellë edhe masa ndaj autoriteteve përgjegjëse. Më shumë se 12 zyrtarë janë pezulluar për neglizhencë, ndërsa policia është vënë në lëvizje për arrestimin e pronarit të ndërtesës, e cila u shemb në zonën e Kolonisë Baloch.

Shembjet e ndërtesave janë një problem i përsëritur në Pakistan, kryesisht për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë, përdorimit të materialeve me cilësi të ulët dhe mosrespektimit të rregullave të ndërtimit. Vetëm gjatë këtij viti, Karaçi është përballur edhe me dy ngjarje të tjera të rënda. Në shkurt, 16 persona humbën jetën nga shembja e një ndërtese pas një shpërthimi gazi, ndërsa në korrik, 27 persona u vranë kur u shemb një ndërtesë pesëkatëshe në një lagje të qytetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular