HomeAktualitetQeveria do të falë 36 mijë fatura të energjisë elektrike që janë...

Qeveria do të falë 36 mijë fatura të energjisë elektrike që janë konstatuar si të padrejta në vitet 2008–2013

Advertismentspot_img

Qeveria do të përgatisë një ligj për faljen e 36 mijë faturave të energjisë elektrike që kanë rezultuar se janë vendosur në mënyrë të padrejtë.

Lajmin e bëri me dije ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili tha se bëhet fjalë për fatura të vendosura nga viti 2008 deri në vitin 2013.

“Përmes platformës “Fol me Kryeministrin”, qytetarët kanë dërguar ankesa për gjoba të vendosura në faturat e energjisë elektrike gjatë periudhës 2008–2013. Janë rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike, të cilat u konstatuan që janë të padrejta. Për këtë qëllim do të miratojmë një ligj të posaçëm për faljen e këtyre detyrimeve.

Dëgjimi i qytetarëve, transparenca dhe zgjidhja e problematikave të tyre mbeten në qendër të angazhimit tone”, deklaroi Karakaçi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular