HomeKronikeNgjarja e rëndë! Gruaja tenton të mbysë të bijën 8-vjeçare, babai e...

Ngjarja e rëndë! Gruaja tenton të mbysë të bijën 8-vjeçare, babai e gjen me kordon në qafë

Advertismentspot_img

Babai kishte prerë kordonin prej gome që vajza kishte rreth qafës, duke e liruar atë, dhe kishte njoftuar menjëherë urgjencën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku një grua 39-vjeçare ka tentuar të mbysë vajzën e saj të mitur.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Marina di Montemarciano, në provincën e Ankonës.

Familja kishte planifikuar të shkonte në kinema në Senigallia. Babai kishte zbritur më herët dhe po priste bashkëshorten dhe vajzën në makinë, por i shqetësuar nga vonesa e tyre, ishte kthyer në apartament.

Në atë moment, ai pa vajzën pa ndjenja në dhomën e saj, me shenja mbytjeje, ndërsa bashkëshortja ndodhej pranë saj, në gjendje shoku.

Babai kishte prerë kordonin prej gome që vajza kishte rreth qafës, duke e liruar atë, dhe kishte njoftuar menjëherë urgjencën. Personeli mjekësor kishte sinjalizuar më pas karabinierët, të cilët mbërritën në vendngjarje së bashku me ekspertët e policisë shkencore.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, 39-vjeçarja ka pranuar atë që kishte bërë. Sipas ANSA-s, gruaja ishte në gjendje të dukshme shoku dhe kishte shqiptuar fraza të paqarta, mes të cilave edhe “E kanë me mua”.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja, e cila punonte si punonjëse banke, dyshohet se po përjetonte vështirësi psikologjike, të lidhura me tragjedi familjare që kishte përjetuar gjatë adoleshencës. Kohët e fundit ajo dyshohet se kishte dhënë edhe dorëheqjen nga puna për shkak të shqetësimeve personale dhe ndjesisë se nuk kuptohej nga të tjerët.

Megjithatë, sipas medias italiane, gruaja nuk kishte shfaqur më parë sjellje që mund të paralajmëronin një veprim të tillë, ndërsa në dukje jeta familjare ishte e qetë.

39-vjeçarja është arrestuar nën akuzën e tentativës për vrasje dhe është transferuar në burgun e Pesaros.

Ndërkohë, vajza 8-vjeçare ndodhet e shtruar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Mjekët do të kryejnë ekzaminime për të përcaktuar nëse e mitura ka pësuar dëmtime si pasojë e mungesës së zgjatur të oksigjenit, përpara se të shpëtohej nga babai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular