Sadiku bën me krahë Malagën, i jep fitoren me dopietë

3
325

Armando Sadiku merr për dore Malagën.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare bëri diferencën në sfidën mes ekipit të tij dhe Tenerife, të cilin e vendosi me dopietën e tij.

Vendasit triumfuan 2-0 dhe Sadiku ishte autori i të dy golave. 28-vjeçari zhbllokoi takimin në minutën e 27-të, ndërkohë që vulosi fatet e saj me një penallti në minutën e 76.

Në fushë për Malagën ishte edhe lojtari tjetër i kombëtares sonë, Keidi Bare, i cili bëri një paraqitje mbi mesataren.

Pas kësaj performance, Sadiku ngjitet në kuotën e 6 golave në kampionat, ndërsa Malaga lë zonën e ftohtë, teksa gjendet në vendin e 17-të me 20 pikë.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 1950 additional Information to that Topic: startnews.al/2019/12/06/sadiku-ben-me-krahe-malagen-i-jep-fitoren-me-dopiete/ […]

Comments are closed.