HomeAktualitet“Të zbatohen standardet e procesit të drejtë ligjor”/ Ambasada e SHBA reagon...

“Të zbatohen standardet e procesit të drejtë ligjor”/ Ambasada e SHBA reagon mbi Ligjin Anti-KÇK dhe paralajmëron

Advertismentspot_img

Pas zyrës së BE-së në Tiranë, edhe ambasada amerikane reagon mbi Ligjin Anti-KÇK, duke nënvizuar se pavarësisht mbështetjes ndaj qeverisë për të luftuar krimin, mekanizmat e përforcuar duhet të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

ambasadorja e SHBA-Yuri Kim2

Ambasada thekson gjithashtu se këto ligje duhet të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor, duke paralajmëruar se do ta ndjekë nga afër zbatimin e këtij ligji.

Deklarata e plotë:

Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular