HomeAktualitet"Basti" i gazetarit/"EURALIUS do këshillojë që Dvorani të rrijë gjyqtar në Gjykatën...

“Basti” i gazetarit/”EURALIUS do këshillojë që Dvorani të rrijë gjyqtar në Gjykatën e Lartë edhe pas vdekjes”

spot_imgspot_img

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh ditën e martë për të shqyrtuar kërkesën e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ardian Dvoranit.

Në këtë mbledhje të KLGJ u vendos me shumicë votash, 4 me 2, që për çështjen e ligjshmërisë së mandatit të Dvoranit të pyeten edhe partnerët ndërkombëtarë, siç është Euralius, i cili nuk e ka tagrin ligjor dhe kushtetues të japë opinione të tilla.

Por teksa vendimi është bërë shkak për debate politike dhe mediatike, me dy palë që mbrojnë qëndrimet e tyre, gazetari Agim Xhafka, si gjithmonë, i sheh ngjarjet e aktualiteti në një këndvështrim tjetër, sa të vërtetë, aq edhe ironik.

“Bast që EURALIUS do këshillojë që ky Dvorani të rrijë gjyqtar në Gjykatën e Lartë edhe pas vdekjes. LEKO”, shkruan Xhafka në postimin e tij, duke i bashkangjitur Dvoranin në një prej veprave të artistit Avni Delvina.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular