Nata e mbremshe është shoqëruar me erëra mjaft të forta në Lezhë. Për pasojë, rrjeti elektrik ka pasur probleme në të gjithë rrethin. Mesohet se problem ka pasur edhe në urën e Milotit, një vend ku shpejtësia e erës është përherë e lartë. Një kamion është përmbysur nga erërat e forta në urën e Milotit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.