HomeAktualitetVIDEOLAJM/Zelli i Policisë për tu vënë në shërbim të partisë

VIDEOLAJM/Zelli i Policisë për tu vënë në shërbim të partisë

As gjatë protestave studentore të Dhjetorit ’90 Tirana nuk kishte parë një polici kaq të dhunshme ndaj qytetarëve.

Qindra efektivë, që paguhen me taksat e qytetarëve, u lëshuan mbi ta me të gjithë forcën e mundshme duke mos kursyer as gratë, as gazetarët madje as ish-deputetët e opozitës.

Pamjet që bënë sot xhiron e rrjetit treguan jo një Polici Shteti, por një polici partiake që për të vënë në vend “porosinë” e shefit iu errën sytë përballë turmës së qytetarëve dhe artistëve që prej më shumë se dy vjetësh kishin nisur paqësisht kauzën e tyre.

Pak ditë më parë, në një dalje televizive, ministri i brendshëm Sandër Lleshi do të deklaronte se, “qëllimi justifikon mjetin” dhe sot kjo thënie e tij u pa e praktikuar më së miri në kurrizin e qytetarëve.

Dhe kur bën krahasimin se si janë shoqëruar apo dorëzuar në polici eksponentë të botës së krimit, të akuzuar për vepra shumë të rënda penale, lind pyetja: a mund të quhet kjo Policia e Shtetit? Përgjigjen e japin pamjet e mëposhtme…

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular