Në 1 qershor pritet që të hapen kopshtet dhe çerdhet dhe për këtë ministria e Shëndetësisë ka miratuar protokollin për rregullat anti-Covid ku kërkohet ruajtja e distancës mes edukatorëve dhe fëmijëve. Distancim kërkohet edhe gjatë kryerjes së lojërave në grupe.
Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Sipas protokollit kërkohet që fëmijët të shoqërohen në kopshte dhe në çerdhe nga prindrit në një orar të përcaktuar nga institucioni për të shmangur radhët dhe grumbullimet. Gjithashtu theksohet se prindi duhet të presë në radhë dhe në distancë rreth një metër nga prindi tjetër.
Pas prindit, fëmija shoqerohet nga një edukatore e cila bën matjen e temperaturës dhe dezinfektimin e duarve.
Duke marrë parasysh moshën e këtij grupimi në këtë protokoll janë disa pika të cilat janë të paqarta për mënyrën se si do të zbatohen.
Distancimi edhe gjatë kryerjes së lojërave në grup duket si nëj mision i pamundur,por gjithsesi pritet që ditët në vijim të tregojnë se sa po zbatohen këto masa.
Ndryshe nga kushtet në shkolla për maturantët, në ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë shume objekte të cilat përdoren nga te gjithë fëmijët.
Një lodër përshembull kërkohet të dezinfektohet pas përdorimit nga një fëmijë te tjetri, po a është i mjaftueshëm numri i edukatoreve për të vëzhguar me përpikmëri këtë pikë të protokollit?
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu kërkon që në një tavolinë me 10 karrige të qëndrojnë vetëm 5 fëmijë, dhe duhet të shmangen takimet mes grupeve të fëmijëve.
Në 1 qershor pritet të hapen çerdhet dhe kopshtet ndërsa një pjesë e prindërve pohojnë se kanë frikë për ti kthyer fëmijët në këto ambiente.
-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.
– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njër tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije)
-Të kryhet dezinfektimi i cdo dhome cdo ditë
-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese
-Në fund të ditës të kyrhet dhe dezinfektimi I mjediseve të përbashlkëta
-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.
-Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdpren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.