HomeAktualitetTre punonjës të Urgjencës së QSUT pozitiv me Covid, katër te Fondi...

Tre punonjës të Urgjencës së QSUT pozitiv me Covid, katër te Fondi i Sigurimeve

spot_img

Konfirmohen pozitivë me koronavirus tre punonjës në Urgjencën Qëndrore në QSUT.

Burimet bëjnë me dije se një nga të infektuarit është  punonjës i recepsionit.

Sipas të njëjtave burime, edhe në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) janë 4 të infektuar, ndërsa u është marrë tamponi pjesës tjetër të stafit

42 raste të reja me koronavirus janë identifikuar përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Gjatë përditësimit të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, u bë e ditur se kjo dite ka pasur rastet me të larta që nga shpallja e pandemisë. Në total numri i personave të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 1341.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi deklaroi se edhe numri i pacientëve të shtruar dhe atyre në terapi intensive është rritur. Ndërkohë që harta e kuqe është shtrirë kryesisht më shumë në Tiranë.

Kujtojmë se deri më tani janë regjistruar 34 viktima në vendin tonë nga virusi i COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular