sh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se biznesmeni Francesco Becchetti ka dhe dy procese të tjera në gjykatën e Arbitrazhit me shtetin shqiptar, pasi fitoi gjyqin e parë për mbylljen e televizionit dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 109 milionë euro.
“Bechetti ishte një tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel”, shkruan Manjani.
Ish-ministri shkruan se gjyqi për Hidrocentralin e Kalivaçit nuk ka përfunduar ende, por sipas tij as në këtë proces shteti shqiptar “nuk i ka mirë punët”. Sipas Manjanit, gjyqi i tretë për koncensionin e mbetjeve ka përfunduar dhe kompania e Bechettit “Albanian Beg” duket se ka fituar arbtirazhin.
SHKRIMI I PLOTË:
Makthi financiar “Bechetti” nuk ka mbaruar, për fat të keq…!
Bechetti ishte një tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.
Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.
Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit…! Me ç’duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi…
Ka përfunduar gjykimi për koncensionin e mbetjeve dhe Albanian Beg duket se ka fituar arbtirazhin. Ende nuk e dimë sa është detyrimi!!
Janë edhe dy vendime dënimi që priten të shtojnë detyrimin për të paguar.
Makth i vërtetë!
E gjitha kjo si rezultat i vendimeve të gabuara të qeverisë dhe të institucioneve të shtetit!
Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.
Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.
Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.
Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument!