HomeAktualitetVIDEO/ Rusia publikon për herë të parë pamjet e shpërthimit më të...

VIDEO/ Rusia publikon për herë të parë pamjet e shpërthimit më të madh bërthamor të ndodhur ndonjëherë

spot_imgspot_img

Rusia ka lëshuar pamjet më të fshehta sekrete të shpërthimit më të madhe bërthamor të ndodhur ndonjëherë. Vendi shpërtheu pajisjen e Tsar Bomba mbi Detin Baren në 1961.

Fotografët sovjetikë u përpoqën të kapnin shkallën e shpërthimit të shkaktuar nga 50 megaton bomba termonukleare, e cila shpërtheu me forcën e 50 milion ton eksplozivëve konvencionale, ose 3,333 herë se forca e bombës atomike që u lëshua në Hiroshima pak pas Luftës së  Dytë Botërore.

Kamerat u pozicionuan qindra milje larg shpërthimit dhe u vendosën me dritë të ulët, në mënyrë që të mos verboheshin nga shpërthimi.

Pamjet kapën një shpërthim të fortë në qiell për 40 sekonda, para se të shpërndahej kërpudha gjigante e tymit.

Në kulmin e saj, reja u ngrit mbi 64 km në ajër – ose gjashtë më shumë se lartësia e lundrimit të një avioni pasagjerësh.

Pamjet, të cilat janë mbajtur të fshehta nga Kremlini për gati gjashtë dekada, u publikuan më 20 gusht nga Rosatom, agjencia bërthamore shtetërore ruse, për të festuar 75 vjetorin e themelimit të agjencisë.

Tsar Bomba, i caktuar zyrtarisht RDS-220 nga ushtria ruse, ishte bomba më e madhe bërthamore e krijuar ndonjëherë, dhe u zhvillua në kulmin e Luftës së Ftohtë për të garuar me pajisjet termonukleare të prodhuara nga SHBA.

Në vitin 1954, Amerika kishte shpërthyer pajisjen e saj më të madhe termonukleare – e krijuar për të qenë shumë më e fuqishme se bomba atomike e mëparshme – e cila u quajt Castle Bravo dhe shpërtheu në Ishujt Marshall me 15 megaton forcë.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular