Policia e Beratit ka arrestuar 29-vjecarin Danjel Poçi pasi ky i fundit ka goditur me sende të forta dhe i ka shkaktuar dëmtime një punonjësi të ujësjellësit, shtetasi me inicialet B.SH., 59 vjeç. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Qereshnik.
Punonjësi ka qenë duke hapur rubinetët e ujit për fshatin, 29-vjeçari ka shkuar dhe i ka thënë që; “skam shumë ujë te shtëpia”.
Ndërkohë që punonjësi i ujësjellësit i ka thënë se; “kaq ujë ka, se nuk mund t’ia heq të tjerëve ne fshat”. Pasi kanë debatuar me fjalë, i riu e ka goditet me sende të forta dhe i ka shkaktuar dëmtime. BW