Home Blog Page 10

Parashikimi i horoskopit 4 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

0

Dashi

Energjia juaj është në rritje dhe do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyra që i keni lënë pezull. Në punë mund të shfaqen mundësi të reja bashkëpunimi. Në dashuri, sinqeriteti do t’ju ndihmojë të shmangni keqkuptimet.

Demi

Kjo është një ditë e favorshme për të vendosur rend në çështjet financiare. Shmangni shpenzimet impulsive dhe fokusohuni te prioritetet. Në marrëdhëniet personale, një bisedë e qetë mund të sjellë afrim dhe mirëkuptim.

Binjakët

Komunikimi është pika juaj më e fortë sot. Idetë që ndani me të tjerët mund të marrin vlerësime pozitive. Në aspektin sentimental, tregohuni më të vëmendshëm ndaj nevojave të partnerit ose personit që ju intereson.

Gaforrja

Mund të ndjeni nevojën për më shumë qetësi dhe reflektim. Mos e ngarkoni veten me përgjegjësi të panevojshme. Në familje, një situatë e vogël kërkon durim dhe mirëkuptim nga ana juaj.

Luani

Sot mund të tërhiqni vëmendjen me karizmën dhe vetëbesimin tuaj. Është një moment i mirë për të prezantuar projekte ose ide të reja. Në dashuri, emocionet do të jenë më intensive se zakonisht.

Virgjëresha

Organizimi dhe përkushtimi do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate të mira. Mos lejoni që detajet e vogla t’ju largojnë nga objektivat kryesore. Në jetën personale, përpiquni të gjeni më shumë kohë për veten.

Peshorja

Dita favorizon marrëdhëniet shoqërore dhe bashkëpunimet. Mund të merrni një ftesë interesante ose një lajm pozitiv. Në dashuri, ekuilibri dhe dialogu do të jenë çelësi i harmonisë.

Akrepi

Intuita juaj do të jetë veçanërisht e fortë. Besojini instinkteve kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme. Në aspektin profesional, shmangni konfliktet e panevojshme dhe ruani qetësinë.

Shigjetari

Dëshira për aventura dhe përvoja të reja do të jetë e theksuar. Mund të lindë një mundësi për udhëtim ose për të zgjeruar njohuritë tuaja. Në dashuri, spontaniteti sjell surpriza të këndshme.

Bricjapi

Përqendrohuni te objektivat afatgjata dhe mos u shpërqendroni nga pengesat e vogla. Një çështje financiare mund të kërkojë vëmendje shtesë. Në marrëdhëniet personale, tregoni më shumë fleksibilitet.

Ujori

Dita sjell mundësi për njohje të reja dhe shkëmbim idesh. Kreativiteti juaj mund të vlerësohet nga të tjerët. Në aspektin sentimental, hapja emocionale do të forcojë lidhjet ekzistuese.

Peshqit

Ndjeshmëria juaj do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë njerëzit përreth. Në punë, përkushtimi do të japë rezultate pozitive. Në dashuri, një gjest i vogël mund të ketë ndikim të madh në marrëdhënien tuaj.

Të paktën 21 viktima nga zjarri në një hotel në Nju Delhi

0

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën sot, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe që shërbente si hotel, në një zonë të populluar të kryeqytetit indian.

Më shumë se 40 persona u shpëtuan nga ndërtesa në zonën Hauz Rani, në jug të Nju Delhit, tha një zyrtar i policisë.

Të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta, ndërsa 21 prej tyre u shpallën të vdekur.

Sipas agjencisë së lajmeve PTI, viktimat përfshijnë edhe shtetas të huaj nga Azia Qendrore dhe Afrika, por policia ende nuk i ka identifikuar zyrtarisht të ndjerët.

“Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë. Shërbimi zjarrfikës ka shuar flakën dhe po vijon kontrollin brenda ndërtesës”, tha zëvendës-shefi i zjarrfikësve AK Malik.

Nuk dihet ende, nëse objekti kishte dalje emergjente dhe lejet e nevojshme të sigurisë.

Kryeministrja e Delhit, Rekha Gupta tha se do të hapet një hetim, për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe premtoi mbështetje për të plagosurit dhe familjet e viktimave.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij dhe njoftoi ndihmë financiare për familjet e prekura.

Vdekjet nga zjarret janë të zakonshme në Indi dhe shpesh lidhen me masa të dobëta sigurie, mungesë daljeje emergjente dhe pajisje elektrike të vjetruara ose me standarde të ulëta. 

EMRAT/Tragjedia në Shëngjin, identifikohen dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në det

0

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën pasi u morën nga dallgët e forta të detit.

Viktimat janë identifikuar si Leonid Alia, nga Fushë Kosova, dhe Jetmir Çopa, nga Prishtina. Ata ndodheshin në plazh së bashku me persona të tjerë, kur për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha u gjendën në vështirësi në ujë.

Sipas Policisë, rreth orës 16:30 është marrë njoftimi se disa shtetas që kishin hyrë në det për t’u larë rrezikonin të mbyteshin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë Kufitare, efektivë të Policisë së Lezhës dhe ekipet e emergjencës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të disa qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me forcat e policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

Megjithatë, sipas informacionit nga urgjenca e spitalit, dy prej tyre nuk arritën t’u mbijetonin pasojave të mbytjes dhe ndërruan jetë, ndërsa tre të tjerë vijojnë të marrin ndihmë mjekësore.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa tragjedia ka tronditur familjarët e viktimave dhe pushuesit e pranishëm në zonë.

VIDEO/Shfaqet komplet e lagur, moderatorja sportive mbetet gojëhapur në “Air Albania”

0

Moderatorja sportive Françeska Rustem ka qenë sot në stadiumin “Air Albania”, për të prezantuar ndeshjen e kuqezinjve me Izraelin.

Por para fillimit të ndeshjes, modelja u përball me një situatë të pazakontë, pasi mbi stadium nisi një rrebesh shiu.

Megjithatë, Françeska nuk ngurroi që të vraponte në fushë nën rrebesh, duke përfunduar tërësisht e lagur në fushën e lojës, siç tregoi ajo vetë me një video të postuar në rrjete sociale.

Pamjet e postuara nga modelja: (VIDEO)

Protestuesit ndalojnë para selisë së Partise Demokratike me thirrjet: Opozitë e shitur!

0

Protestuesit e  tubimit të sotëm para Kryeministrisë nuk kanë ndalur revoltën e tyre edhe pas shpërndarjes nga bulevardi kryesor.

Ata janë ndalur para selisë së Partisë Demokratike, duke shfaqur kritikat e tyre edhe ndaj partisë më të madhe të opozitës.

Protestuesit kanë thirrur “opozitë e shitur” drejt selisë blu, ndërsa më parë kanë kaluar edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.