Home Blog Page 14

Aulon Kalaja: As të tretën herë Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk paraqitet në gjykatë, në padinë që ka bërë ndaj meje!

0

”Erion Veliaj nuk u paraqit sërish në gjyq,” këtë shkruan Aulon Kalaja ne reagimin e tij. Dhe pse vetë e ka paditur, Erion Veliaj nuk është paraqitur në asnjë seancë për tu përballuar me gazetarin dhe aktivistin.

Kalaja shkruan se kjo çështje duhet të ndahet njëherë e mirë dhe se këto janë padi strategjike.

Postimi

As të tretën herë Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nuk paraqitet në gjykatë, në padinë që ka bërë ndaj meje!

I shmanget prap përballjes me mua. Gjykata i dha mundësinë për t’u interesuar dhe për të ardhur për vetë çështjen që ai ka hapur ndaj meje.
Gjyqtarja e çështjes e shtyu senacën me datë 26 nëntor, ora 14:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që ka ngritur po vetë, ndaj meje.
Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë. Padi “SLAP”, që kërkon të më mbajë varur, por me manovra të tilla nuk do shkojë gjatë, sepse hallin që ka ai, nuk ia zgjidh dot unë!
Shkurt fare, këto quhen padi strategjike, që duan të intimidojnë, t’a mbajnë nën presion dhe friksojnë kundërshtarin, mua në këtë rast, si gazetar, aktivist dhe politikan.
Unë jam i lirë, kurse ai në burg…
Sinqerisht Aulon

Politologu Krasniqi: PD e organizon aksionin, në varësi të thirrjeve të SPAK, deputetët shkojnë në Parlament pa patur një strategji

0

Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar në Off the Record protestën e një dite më parë që u organizuar nga opozita para kryeministrisë.

Sipas Krasniqit, është shqetësuese që një parti e ndërton aksionin politik në funksion të thirrjeve të SPAK.

“Shqipëria nuk shquhet për një vend ku qytetarët reagojnë për kauza publike. Shumica e popullsisë kanë qenë të trembur të qënit në opozitë. Kjo është kosto e vendeve që kanë deficite në formimin demokratik. Sa më shumë të ketë shtresë të mesme aq më e fortë është demokracia. Kemi individë që pranojnë nënshtrimin në shkëmbim të një komoditeti, statusi social.

Kam përshtypjen që PD është në udhëkryq dhe shpik kauza. Ndodhën zgjedhjet në 5 bashki… dhe u shpik kjo lëvizje pa top, pa objekt, subjekt. Në moment kur një seli e ndërton aksionin në funksion të thirrjeve të SPAK aty nuk bëhet më fjalë për politikë. Duhet të shqetësohemi kur nuk ka protestë pasi gjërat nuk po shkojnë mirë në vend”, tha Krasniqi.

Politologu Afrim Krasniqi ka lëshuar kritika ndaj opozitës për strategjinë e re parlamentare që ajo ka zgjedhur.

Në Off the Record, Krasniqi u shpreh se ka dy nisma në parlament, njëra prej të cilave parashikon 130 akte prioritare, që Shqipëria duhet t’i përmbushë në rrugëtimin e saj drejt BE dhe që konsiderohet top secret. Duke qenë se mazhoranca i ka votat për miratimin e tyre, opozita duhet të ketë një plan B.

“Është e nevojshme të diskutohet se kush do të jetë qasja e opozitës në parlament, në realitetin e ri. Opozita nuk i ka kuptuar raportet e reja parlamentare. Ka dy nisma në parlament. Një është që të gjitha aktet që lidhen me Bashkimin Evropian duhet të kalojnë për dy javë dhe së dyti po ndodh fenomeni tjetër që Shqipëria ka një listë detyrimesh që nuk i bëhet publike qytetarëve shqiptarë.

Askush në Shqipëri nuk e di kush është lista e rreth 130 akteve prioritare që duhen miratuar nga parlamenti. Konsiderohet top secret. Një opozitë serioze duhet të ketë një plan B. 50 mandate nuk janë pak. Ata shkojnë në parlament pa një strategji dhe prandaj janë në këtë situatë”, tha Krasniqi. 

Kreshnik Spahiu “zbulon” paktin: Berisha dhe Rama do të ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën

0

Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë ulur sot në tryezë për të vijuar punën mbi Reformën Zgjedhore.

Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emision Repolitix në Report Tv deklaroi se Berisha dhe Rama do të bëjnë një Kod të ri Zgjedhor për t’u hequr kështu mundësinë çdo partie të re politike që të hyjë në zgjedhje.

Spahiu tha se Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor edhe Kushtetutën e vendit.

“Di t’ju them se brenda një muaj e gjysmë Berisha do t’i japë votat Ramës për të ndryshuar Kushtetutën. Kur ambasadorët të jenë me pushime dhe të dërguarit e komisionit Europian të jenë me krishtlindje, Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën.

Politika shqiptare vendimmarrjet më të keqe i kanë marr në periudhë krishtlindjes, Kushtetuta do ndryshohet me konsensus Rama dhe Berisha në fund të këtij viti do ta bëjnë këtë. Ata do të realizojnë një Kod të ri Zgjedhor për tu hequr mundësin çdo partie të re politike. Ata do të krijojnë filtrat e tyre si është referendumi, sepse ligji është i tillë që nuk e lejon kurrë popullin që të shkojë në referendum’, tha ai.

Partiturat e humbura të Bach luhen për herë të parë në 320 vjet

0

Vepra të panjohura më parë të Johann Sebastian Bach janë prezantuar dhe luajtur në Gjermani për herë të parë në 320 vjet.

Ministri i Kulturës, Wolfram Weimer, e quajti zbulimin e dy pjesëve “një moment i mrekullueshëm për botën e muzikës.”

Partiturat i ranë në sy Peter Wollny, një kërkuesi të kompozitorit të famshëm gjerman, në vitin 1992 kur ai po rendiste dorëshkrimet e Bach në Bibliotekën Mbretërore të Belgjikës në Bruksel.

Veprat e shkruara për organo, Chaconne në D minor BWV 1178 dhe Chaconne në G minor BWV 1179, ishin pa datë dhe firmë. Wollny iu deshën 30 vjet për të konfirmuar identitetin e tyre.

Ato u luajtën në kishën e Saint Thomas në Leipzig ku është varrosur Bach dhe ku ai punoi si drejtues kori për 27 vjet.

Të dyja u performuan nga organisti holandez Ton Koopman, i cili tha se ishte shumë krenar. Ai shtoi se veprat ishin “të një cilësie të lartë” dhe do të ishin “një aset i rëndësishëm për organistët, pasi janë të përshtatshme për organot më të vogla.”

Partiturat mendohen se janë kompozuar në fillim të karrierës së Bach, kur ai nisi të punonte si mësues organoje në Arnstadt, Thuringia.

Wollny, i cili tani drejton Arkivën e Bach në Leipzig, tha se kanë tipare unike të kompozitorit.

“Stilistikisht, veprat përmbajnë veçori që gjenden në punët e Bach nga kjo periudhë, por jo të ndonjë kompozitori tjetër.” Ato besohet se janë hedhur në letër në vitin 1705 nga një nxënës i tij, Salomon Günther John.

Kur prezantoi partiturat, Wollny tha se ishte “99.99% i sigurt se Bach i ka shkruar të dyja pjesët”, të cilat tanimë i janë shtuar katalogut zyrtar të veprave të tij.

Tirana pret të premten samitin rajonal: Ballkani Perëndimor dhe BE diskutojnë rrugën drejt integrimit ekonomik

0

Në Tiranë më 21 nëntor 2025, Shqipëria do të mirëpresë Samitin Growth Plan “Our Pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin rajonal drejt Tregut të Përbashkët të BE-së.

Ngjarja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me nisje në orën 09:30 dhe përfundim rreth orës 12:00. Samiti do të përfshijë fjalët hapëse të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Marta Kos, foto familjare dhe konferencë për shtyp.

Ky samit synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke shtruar rrugën për integrimin e mëtejshëm të rajonit.