Home Blog Page 15

Tirana pret të premten samitin rajonal: Ballkani Perëndimor dhe BE diskutojnë rrugën drejt integrimit ekonomik

0

Në Tiranë më 21 nëntor 2025, Shqipëria do të mirëpresë Samitin Growth Plan “Our Pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin rajonal drejt Tregut të Përbashkët të BE-së.

Ngjarja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me nisje në orën 09:30 dhe përfundim rreth orës 12:00. Samiti do të përfshijë fjalët hapëse të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Marta Kos, foto familjare dhe konferencë për shtyp.

Ky samit synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke shtruar rrugën për integrimin e mëtejshëm të rajonit.

“BE kërkon ndryshim të kulturës politike”, Komisionerja Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos: SPAK po jep rezultate, por kjo nuk mjafton

0

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar këtë të martë, më 18 nëntor, përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, por paralajmëron se sfidat e vërteta sapo kanë filluar.

Në një intervistë për Deutsche Welle, komisionerja Kos tha se SPAK po jep rezultate, por kjo nuk është e mjaftueshme sipas saj, ndaj theksoi se ndryshimi i kulturës politike është thelbësor për integrimin evropian.

Pjesë nga intervista

DW: Grup-kapitulli që u hap të hënën (17.11.2025), ka të bëjë edhe me bujqësinë, mes të tjerash. Dhe kur u përmend bujqësia, ju theksuat se Shqipëria duhet të bëjë shumë kujdes në menaxhimin e fondeve. Kemi një eksperiencë të keqe nga e shkuara, me fondet IPARD. Aktualisht, fondet IPARD III janë të ngrira. Dhe fatkeqësisht, Shqipëria është vend me nivel të lartë korrupsioni. A mendoni se Shqipëria do të jetë në gjendje t’i menaxhojë këto fonde në të ardhmen? 

Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin: Po, jam e sigurt, por duhet të jemi të kujdesshëm. Ka shumë arsye për këtë: Së pari, janë paratë e taksapaguesve europianë. Dhe unë jam gjithashtu përgjegjëse për taksapaguesit e BE-së. Së dyti, janë bërë përparime. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore”, që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike. Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë. Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet.

DW: Ju e përmendët SPAK. Gjithashtu folët për prokurimet publike, luftën kundër korrupsionit, dhe të gjitha këto më sjellin ndërmend rastin e zëvendëskryeministres aktuale, e cila është nën hetim. Ka gjithashtu një tjetër ish-zëvendëskryeministër në arrati. Në të dyja këto raste kemi korrupsion të nivelit të lartë. 

Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin: Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas./Marrë nga DW

“Imoraliteti këmbëkryq”/ Flutura Açka: Jeni tallur me demokratët, ikni me nder nëse ju ka ngelur një fije…

0

Ish deputetja e PD, Flutura Açka thotë se solitikanët e moralshëm dhe të përgjegjshëm sot japin dorëheqjen, dhe para kësaj kërkojnë dorëheqjen é zv/Kryeministres së korruptuar, pushtetit të së cilës i dhanë plot 12 mandate më 27 korrik 2024.

Postimi nga Flutura Açka

PD dhe amoraliteti këmbëkryq

Politikanët e moralshëm dhe të përgjegjshëm sot japin dorëheqjen, dhe para kësaj kërkojnë dorëheqjen é zv/Kryeministres së korruptuar, pushtetit të së cilës i dhanë plot 12 mandate më 27 korrik 2024.

Sepse, me gjithë vjedhjet é votës, pa këtë dhurim opozitar, sot hajdutët é majitë do të kishin më e shumta, 71, jo 83 mandate. 

Dhe pa betejat boshe për legjitimimin e grabitjes amorale të partisë, ose, saktë saktë, pa lojën e kamufluar triipalëshe (në fakt katërpalëshe po të shtosh ndihmën é mazhorancës për njohjen antiligjore të grupit parlamentar Foltores në shtator 2023) për t’ia hedhur Amerikës, PD nuk do të ishte kjo që është sot. 

Ju keni luajtur me demokratët!

Ju jeni tallur me kauzat é së djathtës!

Ikni me nder! Natyrisht, nëse keni një fije nder!

Futeni pa rrena PD-në në reformim, në bashkim, në drejtim. Nuk është sakrificë të ikni, ēshtë shpëtim.

Kauzat politike, para se të jenë politike, janë morale.

ZYRTARE/Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët në play-off të Botërorit. Tabloja në ditën e fundit të kualifikueseve ndryshoi plotësisht

0

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj praninë në play-off të Botërorit dhe të enjten, do të mësojë edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet fillimisht në gjysmëfinale, e më pas edhe në finalen e mundshme për biletën për në aktivitet.

Gjithsesi, Shqipëria di që tani se në bazë të renditjes së FIFA-s, do të jetë e vendosur në vazon e tretë në short, ashtu si Kosova, me ndeshjen gjysmëfinale, që do ta zhvillojë jashtë fushës ndaj një skuadre të vazos së dytë. Ndeshjet e sotme kanë përcaktuar edhe emrat e ekipeve që kuqezinjtë dhe “Dardanët” do të kenë përballë të paktën në hapin e parë të shortit.

Pas lëvizjeve të ndryshme në grupe në ditën e fundit të kualifikueseve, si dhe situatës së ekipeve në renditjen e FIFA-s, tabloja tashmë paraqet përfundimisht katër skuadrat nga të cilët do të dalin emrat e gjysëmfinalistëve për Shqipërinë dhe Kosovën: Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovaki.

Në shortin në FIFA, do të përcaktohet ndarja e gjysmëfinaleve dhe i finaleve, ku çiftet fituese të ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3, do të përballen me çiftet fituese të ndeshjeve mes skuadrave të vazove 1 dhe 4. Do të hidhet short që të enjten për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse e finales në stadiumin e saj.

Ndeshjet e para të play-off, janë më datë 26 mars, ndërsa ndeshjet finale janë planifikuar më datë 31 mars.

NDARJA NË VAZO NË SHORT

VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

Shqipëria, interes në rritje si lokacion për xhirime filmash ndërkombëtarë

0

Drejtori i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Jonid Jorgji deklaroi sot se “vitet e fundit ka një interesim më të shtuar për ta parë Shqipërinë si një lokacion ku mund të xhirohen filma, por edhe si lokacion ku mund të vendosen studio të mëdha produksioni ndërkombëtare”.

Në një intervistë televizive, Jorgji tha se “kjo vjen prej një sërë faktorësh gjeopolitikë që ndodhin në jo vetëm në rajon, por edhe në Europë dhe Amerikë”.

Sipas tij, është momenti që Shqipëria të thithë këtë interesim para se ta marrin vendet e tjera të rajonit.

Jotgji u shpreh se “jemi në momentin e duhur për t’ia krijuar kësaj industrie këto kushte, siç janë incentivat fiskale, siç janë burimet njerëzore dhe lehtësirat e tjera të ndryshme proceduriale për t’u vendosur në një vend të caktuar”.

“Kam jo më shumë se 3 muaj, 4 muaj, që e drejtoj këtë institucion të cilin e kam realisht jo vetëm pjesë të pasionit tim, por është edhe pjesë e misionit ta çoj këtë industri pak më përpara. Kemi marrë dy iniciativa të menjëhershme që ishin shumë të nevojshme dhe duheshin bërë sa më shpejt. Një është zyra e Albania Film Commission, e cila promovon vendin si një lokacion filmik, por edhe si një vend ku mund të afrohen këto studio të mëdha”, nënvizoi Jorgji.

Ai shtoi se zyra të tilla janë prezente të në gjithë botën, qoftë edhe në qytete të vogla.

“Në Shqipëri kishte nevojë për një zyrë kombëtare, për ta promovuar vendin dhe të ishte një lloj ndërmjetësi për t’i sjellë këto produksione në Shqipëri”, tha ai.

Kreu i QKK-së theksoi se “kemi edhe një iniciativë të dytë, që kishte po aq rëndësi, që është zyra e karrierës. Ne, një nga sfidat që kemi tani janë burimet njerëzore, një pjesë e mirë e atyre kineastëve të njohur janë në një moshë jo aktive, nuk është më ai interes që ka qenë dikur për kinematografinë”.