Home Blog Page 16761

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, vlerësohet në Maqedoninë e Veriut me “Mirënjohje” për kontributin e tij fisnik

2

Dje, në kryeqytetin e Shkupit, u organizua një ceremoni solemne për të nderuar Unionin Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit ë Skënderbeut” me President Mjeshtrin e Madh Azgan HAKLAJ, artist, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, autor i disa librave me interes kombëtar, i vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mr. Talat XHAFERI, ndau “MIRËNJOHJE” për Unionin Artistik tëq Kombit Shqiptar, me motivacionin: “ Në shenjë mirënjohje për promovimin e këngëve dhe valleve shqiptare në skenat kombëtare e ndërkomëtare për ruajtjen e lartësimin dhe përçimin tek brezat e rinj të vlerave të rralla e të çmuara të thesareve tona folklorike, kulturore, artistike në mbarë trojet etnike të kombit shqiptar”.

Në këtë event ceremonial në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këtë Mirënjohje, thuhet tekstualisht: “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, ju falenderon dhe e vlerëson lart misionin tuaj fisnik”, duke iu drejtuar Unionit Artistik të Kombit Shqiptar e Presidentit të saj Azgan Haklaj- Mjeshtër i Madh.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e presidenti i tij janë nderuar me dekorata, tituj e mirënjohje nga Presidenti i Shqipërisë – i maparshmi Bujar Nishani e aktuali Ilir Meta; nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe, tani së fundit, në dhjetor 2019, edhe nga mr. Talat Xhaferi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Raportuesja e Shqipërisë në PE: Gjykata e Lartë e Kushtetuese dhe reforma zgjedhore, jetike për negociatat

3

Në një intervistë për Abc News, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Izabel Santos shprehet se Shqipëria duhet të vijojë reformat pasi edhe procesi i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian nuk do të ndalet.

“Metodologjia aktuale është shumë burokratike dhe nuk i përgjigjet nevojave të vërteta të vendeve kandidate dhe as të Bashkimit Europian. Vitet kalojnë, realiteti po ndryshon dhe ne mund ta përmirësojmë procesin. Nga ana tjetër kemi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë këtu në Parlamentin Europian konsiderojnë se duhet të ecim përpara me këtë proces. Ne nuk mund të ndalim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E vetmja gjë që ne i kërkojmë Shqipërisë është që të mos ndalë reformat. Mos e shihni mungesën e vendimit të shteteve anëtare të Bashkimit Europian si një sinjal që procesi i reformave duhet ndalur. Jo. Në jetën politike, ashtu si në jetën tonë të përditshme, kemi dy opsione: Ose të heqim dorë nga objektivi, ose të përpiqemi edhe më shumë për ta arritur atë”, shprehet Santos.

Intervista dhënë gazetares Erisa Zykaj:

Pyetje: Zonja Santos, ju jeni raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Në vijim të mosmarrjes së vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e 17 dhe 18 tetorit, janë krijuar dy grupe shtetesh anëtare. Një grup që mbështet propozimin francez për reformimin e procesit të zgjerimit dhe një grup tjetër që e pranon këtë reformim, por kërkon paralelisht hapjen e negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet. Cili është qëndrimi juaj ?

Isabel Santos, raportuese për Shqipërinë në PE: Metodologjia aktuale është shumë burokratike dhe nuk i përgjigjet nevojave të vërteta të vendeve kandidate dhe as të Bashkimit Europian. Vitet kalojnë, realiteti po ndryshon dhe ne mund ta përmirësojmë procesin. Nga ana tjetër kemi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë këtu në Parlamentin Europian konsiderojnë se duhet të ecim përpara me këtë proces. Ne nuk mund të ndalim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E vetmja gjë që ne i kërkojmë Shqipërisë është që të mos ndalë reformat. Mos e shihni mungesën e vendimit të shteteve anëtare të Bashkimit Europian si një sinjal që procesi i reformave duhet ndalur. Jo. Në jetën politike, ashtu si në jetën tonë të përditshme, kemi dy opsione: Ose të heqim dorë nga objektivi, ose të përpiqemi edhe më shumë për ta arritur atë. Është e vërtetë që kemi një moment i vështirë. Por ky moment i vështirë mund të na shërbejë si një impuls nëse duam ta kapërcejmë këtë krizë të vogël.

Pyetje: A është Parlamenti Europian në sinkron me të gjitha institucionet europiane për reformat ?

Isabel Santos, raportuese për Shqipërinë në PE: Sigurisht, se ato nuk bëhen për shkak të një kërkese të Bashkimin Europian. Ato janë tê rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë dhe rrjedhimisht, politikanët dhe shoqëria shqiptare duhet të vijojë me këto reforma. Procesi i anëtarësimit ka qenë shumë i rëndësishëm për transformimin e vendit tim Portugalisë, që para kësaj faze ishte shumë i varfër. Brezi im është dëshmitar i transformimit të rëndësishëm që procesi i anëtarësimit solli për forcimin e demokracisë, për mënyrën dhe standardet e jetesës, për rritjen ekonomike, punësimin, arsimin, shëndetësinë, apo bujqësinë. Gjithçka. Ndryshimi midis momentit kur vendi u bë anëtar dhe para anëtarësimit është kaq i madh, sa kjo tregon qartësisht se sa i rëndësishëm është kalimi përmes këtyre reformave. Sigurisht që disa prej reformave kërkojnë sakrifica të mëdha dhe përpjekje gjigande. Por Shqipëria duhet të lëvizë drejt kësaj rruge për të qenë pjesë e këtij projekti të demokracisë, paqes, stabilitetit, dhe prosperitetit, pasi ajo ka nevojë për rritje ekonomike, punësim dhe për t’ju përgjigjur pritshmërisë së brezit të ri . Prandaj duhet të punojmë fort muaj e ardhshëm. Unë si raportuese për Shqipërinë, do jem krah për krah Shqipërisë në muajt dhe vitet e ardhshme.

Pyetje: Për hapjen e negociatave, kërkohen përmbushja e dy kushteve: Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe reforma zgjedhore. A arrihet para marsit, duke qenë se komisioneri  për zgjerimin, Olver Varhelyi synon hapjen e negociatave me të dyja vendet në mars?

Isabel Santos, raportuese për Shqipërinë në PE: Është angazhimi i tij dhe ne jemi shumë të kënaqur me këtë angazhim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje. Presim përgjigjen e Shqipërisë. Besoj, se do bëhet e mundur. Reforma elektorale duhet të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. E njoh shumë procesin e reformës elektorale, pasi kam qenë zëvendëspresidente e asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe kryetare e komisionit të të drejtave të njeriut në këtë asamble. Kjo reformë është shumë e rëndësishme për demokracinë tuaj, për transparencën e sistemit tuaj elektoral, si dhe besimin e qytetarëve në procesin elektoral. Sigurisht që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është një kërkesë më se e kuptueshme. Vendi duhet të sigurojë që këto dy struktura thelbësore të jenë funksionale dhe të ketë një proces elektoral transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

 

Qeveria ngriu rrugën Milot-Balldren, Agron Shehaj: Mashtrimi i paralajmëruar 6 muaj më parë nga opozita

1

“Nuk e anuloi qeveria, por denoncimet e opozitës”. Kështu shprehet ish-deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, pasi Qeveria shqiptare ngriu kontratën e rrugës Milot-Balldren. Me një postim në “Facebook”, Agron Shehaj shkruan se kontrata për rrugën Milot-Balldren ishte një mashtrim i madh, të cilin PD e ka paralajmëruar për muaj me radhë.

Sipas ish-deputetit, Agron Shehaj, kanë qenë denoncimet e PD-së dhe distancimi i bankave, nga ajo që ai e quan “skemat mashtruese te korrupsionit”, që anuluan projektin.

Postimi i plotë:

Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldrene. Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen. Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.

Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.

Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.

Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit.

Për lirinë e Agronit dhe humbjen e lirisë tonë

0

Nga Bujar Karoshi

1.
Kjo foto është në një nga netët e fundit në Tiranë me Agronin dhe Elvanën. Ndenjëm deri vonë – si kurrë më parë – dhe nuk ndaheshim dot. Pas një darke me poeten Kira Mantsu, ku kujtuam e folëm për poetët më të mirë bashkëkohorë europianë, morëm rrugëve të Tiranës për të gjetur një kafe… Kafe në mesnatë? Asnjërit nuk i pihej kafe, por askush nuk thoshte që duhet të ikim në shtëpi. Me sa duket ishin orë bisede e malli mes “miqve më të mirë, për zemër, që na i ka falë Zoti”, siç do të shkruante një natë më pas në dedikimin e librit të ri të sapobotuar…
Kontaktuam mesnatën e 26 nëntorit, pas tërmetit, për t’u pyetur sesi po e përballonin situatën…
“Jam në merak për ju, – tha, – sepse ne jemi jashtë shtetit”.
Kur mora vesh lajmin se kishin kërkuar familjarisht azil politik, isha duke lexuar tregimin e radhës nga libri “Kur këndonin gjelat e tretë”…

2.
Prej asaj dite kam dashur të shkruaja diçka, në shenjë solidariteti me Agronin, Elvanën dhe fëmijët e tij, por fjalët nuk i gjeja dot. Prej gati një viti dhe veçanërisht nga 1 prilli, sulmet ndaj tij personalisht, për shkak të detyrës (e theksoj: vetëm për shkak të detyrës) ia kishin prishur qetësinë. Për t’i treguar një shenjë solidariteti sa herë kisha pak kohë, e pinim një kafe së bashku. Një kafe që ftohej, sepse na rrëmbente biseda, rreth punës, sulmeve ndaj tij, por edhe për sigurinë e familjes dhe fëmijëve. Sidomos ai ishte i shqetësuar për ta, pasi Agroni, ndryshe nga “ajka” e pushtetarëve tanë gjatë këtyre 20 viteve, i shkollon fëmijët e tij në shkolla publike, jo në ato privatet, ku paguhet siguria më shumë se mësimdhënia.
Çdo herë që e takoja, mësoja prej tij, se ai ishte gjithmonë e me më pak shokë në misionin e tij. Në detyrën e tij, më saktë.
“A se lë fare atë punë? – i thashë njëherë? – Pse ore, ti i vetëm do t’ia dalësh fitimtar kësaj lufte?”
“Nuk po bëj luftë, – më tha. – Po bëj detyrën që më ngarkon ligji. Po të mos e bëj, atëherë po këta “monstra” do më turren e do më sulmojnë se pse nuk po zbatoj ligjin”.
“Sepse ata dinë të trashin vetëm shtresat e gënjeshtrës” (1)

3.
Këto ditë kam lexuar çdo gjë që shkruhet për të. Edhe ata që kanë shpikur a shpifur kundër tij, me një gjuhë armiqësore që edhe regjimi i Enver Hoxhës do t’i kishte zili. Me një gjuhë armiqësore që e has në vëllimin e fundit me rrëfime të Agronit “Kur këndonin gjelat e tretë…”
Një pjesë e komenteve janë rrekur të shpjegojnë se “ikja” apo “arratisja” e tij ka qenë për shkaqe familjare dhe se ai është ndjerë i rrezikur e i frikësuar. Në fakt, unë mendoj se ai ishte i rrezikuar më shumë prej “tradhtisë” që atij i bënë institucionet e këtij vendi, qeveria dhe institucionet e drejtësisë, opozita dhe “miqtë e tij të idealit”, bashkëvuajtësit dhe të persekutuarit e regjimit komunist.
“S’kam asgjë personale me ty, Atë. Është thjesht çështje detyre… (2)

4.
Agroni gjeti mënyrën për të ekspozuar para opinionit vendas dhe europian rrezikun që na kanoset ne që jetojmë këtu nga një e ardhme pa liri, sepse institucionet e quajtura demokratike të këtij vendi, në fakt, janë kthyer në institucione të dhunës.
(a) Qeveria dhe parlamenti: Gjatë gjithë këtij viti individë të veshur me pushtet e kanë sulmuar Agronin me fyerje, sharje, shpifje, duke mos kursyer asgjë nga fjalori kriminal. Dhe kjo qeveri dhe kjo mazhorancë nuk mori guximin t’i thoshte ndal këtij revanshi kriminal të veshur me pushtet. Kjo mazhorance përjashtoi një deputet nga radhët e saj thjesht se ai guxoi të kritikonte një shef policie, por nuk e ka gjetur akoma guximin, edhe sot, të largojë nga radhët e saj një deputet që kërcënon një qytetar të këtij vendi “se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…”
“Heq pushkën prej supit dhe më merr shenjë. “Shaka do të jetë”, mendoj dhe e ndjek krejt i qetë, pa treguar asnjë grimë frike. Deri në grimën kur papritmas buçet krisma.(3)

(b)Opozita: Gjatë gjithë kësaj kohe sulmesh ndaj njërit prej institucioneve të pavarura që merret me studimet e krimeve të diktaturës, opozita nuk është treguar asnjëherë instituconale në reagimet e saj. Përveç disa zërave brenda saj të vetmuar, që kanë dhënë deklarata personale, institucionalisht ajo nuk mori asnjë nismë publike për t’i thënë ndal këtij revanshi. Ndërsa “opozita” e re në parlament, ndërkohë që në foltore diskutonte e mbronte Agronin dhe ISKK, kur erdhi puna te vota, e hodhi kundër. Dhe pastaj kërkonin rrugë miqësore për të pirë një kafe me Agronin dhe të shpjegonin se “nuk e kanë personale, por ashtu e donte puna”…
“… “kuajt” kanë mbaruar kush një e kush dy universitete në Europë. Por janë të rrallë “kalorësit” që kanë mbaruar klasën e katërt fillore”. (4)

(c)Të persekutuarit politikë: Agroni dhe ISKK janë tradhtuar nga ai brez shqiptarësh dhe pasardhësit e tyre që vuajtën në burgjet e regjimit komunist. Ata nuk zhvilluan qoftë edhe një proteste të vetme ku të kërkonin të ndalonte ky sulm ndaj Agronit dhe familjes së tij. Por, ndoshta nuk kishin mundësi, pasi kanë zënë radhët në zyrat e gjendjes civile për të marrë certifikatat familjare që vërtetojnë trashëgiminë nga të vdekurit e të vrarët në burgje komuniste dhe pastaj nxitojnë te zyra tjetër për të marrë këstin e radhës.
“Para meje qëndron Irena. Vështrimet tona ndeshen. Nëse më flet, kjo do të jetë hera e parë… në këto rrethana… Befas ajo ngrihet në majë të gishtave, barazohet me nivelin e syve të mi dhe… më pështyn fort në fytyrë. Madje është e vetmja, që shoqëron pështymën e saj me një fjalë të artikuluar kumbueshëm në rrethin e përsosur të dhëmbëve të saj të dëbortë:
– Re-ak-sio-nar!
Pështymat e tjera s’më bëjnë më përshtypje. (5)

5.
Po e mbyll me kaq për sonte. Duke i uruar Agronit, Elvanës dhe fëmijëve gjithë të mirat.
Dhe duke ju lutur, të luten për ne. Të luten për Atdheun tonë.

“Ju nuk do të vdisni, Atë Josif?
– Jo, biri im… Ju do të dilni! Jeni të rinj! Do të jetoni të lirë.. Veç mos e shani, mos e përbuzni e mos e urreni Atdheun tonë të shkretë. Ai sot gjendet në ditë të zeza. (6)

Shënim:
Citimet e këtij shkrimi janë marrë nga tregimet e përfshira në librin e ri të Agron Tufës “Kur këndonin gjelat e tretë”, botimet Onufri, 2019.
(1) Nega Totum!
(2) Kur kënduan gjelat e trete.
(3) Varri i dyqindtë
(4) Argëtimi
(5) Pështymat
(6) Vdekja e Atë Josif Papamihalit

Agron Tufa është i lirë, ne jemi në koma

3

Nga Granit Zela

Kur në një deklaratë të Platformës Evropiane të Kujtesës dhe Ndërgjegjes (PEMC), organizatë e themeluar nga dymbëdhjetë vendeve të Bashkimit Evropian u shpreh shqetësimi i madh “për kërcënimet që i janë drejtuar z. Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit” dhe u bëri “thirrje autoriteteve përkatëse të garantojnë sigurinë e tij” asnjëreagim nuk pati. Pasi avokati Kujtim Cakrani bëri kallëzim në polici për kërcënimin e parë me vdekje ai nuk u pranua. U bë kallëzim në prokurori. Nuk u shqetësuan.

Kur  Agron Tufa bëri publik kërcënimin e dytë me vdekje,  një fantazmë që ka braktisur filmat e kohës së realizmit socialist dhe drejton në vitin 2019 Komisionin e Sigurisë Kombëtare, jo vetëm që nuk garantonin sigurinë e tij, por i shtuan në mënyrën më primitive edhe kërcënimet e tyre, edhe kërcënimet e megafonëve  partiakë mediatikë, frymëzuan një fushatë linçimi duke përdorur po atë gjuhë të vdekur që përdorej dikur në celulat komuniste për ata që mendonin ndryshe dhe luftonin për një shoqëri të lirë.

Agron Tufa e kreu në mënyrë tronditëse detyrën e tij në krye të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. I menduar gabimisht se do të ishte një organizatë hije, pa vepra, pa peshë në jetën publike, për fatin e mirë të të gjithëve ne, ishte kështjella e vetme që nuk morën dot pinjollët e komunizmit. Këta studiues, aktivistë publikë, hulumtues, njerëz me ndërgjegje të madhe historike nxorën nga harresa llahtarinë e një sistemi shfarosës që e deformoi qenien shqiptare për dyzetë e pesë vjet.

Tek “Poemat e ekzilit: Nata e fundit në Romë: gatitja” Ovidi shkruan se “Kur vetë pikëllimi m’i largoi retë e zeza të mendimit,/dhe më së fundi shqisat nisën të japin shenja jete,/Ua thashë dy fjalë miqve të trishtuar në prag të largimit,/S’ishin shumë si kaherë, atyre pak të mbeturve.”  Agron Tufa, si mjeshtër i gjuhës, i bëri më të përjetshëm zërat e të burgosurve, vuajtjet, drobitjet e drithërimat e tyre prej Hadi në librin më të fundit “Kur këndonin gjelat e tretë”, ku shkroi dhe parathënien e ekzilit.

Sot Angela Merkel vizitoi Aushvicin dhe tha: “Të kujtosh krimet, është përgjegjësi e cila kurrë nuk mbaron. Është pjesë e pandashme e vendit tonë. Ta kesh këtë vetëdije është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e të kuptuarit të vetes si një shoqëri e iluminuar dhe e lirë…si demokraci.” Por ne nuk jemi demokraci. Ne jemi vend që cilësohet nga organizatat ndërkombëtare “me demokraci hibride” ose e thënë shqip, vend me demokraci as mish as peshk, gjysëm diktaturë e gjysëm katrahurë. Dhe Agron Tufa nuk mundej kurrsesi t’ua jepte kënaqësinë e vdekjes së vet atyre që kampi i përqendrimit u duket si banket.

Agron Tufa është i lirë, ne jemi në koma.