Home Blog Page 16762

VIDEOMESAZH: Qeveria fsheh të vërtetën e humbjes së 24 njerëzve në Thumanë . Braçe dhe Bushi kapen në mashtrim

1

VIDEOMESAZH: Qeveria po fsheh te verteten per humbjen e jetes se 24 njerezve nga 2 pallatet e shembura ne Thumane. Erion Braçe dhe Artur Bushi kapen ne mashtrim.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI

Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!

2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.

Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.

Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

 

VIDEO/ Dikush nuk e harroi të madhin Gëzim Kruja në 80-vjetorin e tij! Vizita surprizë

0

Këto ditë ka pasur 80-vjetorin e lindjes, Mjeshtri i Humorit, Gëzim Kruja. Por, kjo ditëlindje e një kolosi të humorit shkodran dhe shqiptar, është lënë në harresë nga strukturat shtetërore, por jo nga miku dhe kolegu i tij, Zef Deda.

“Më gjej lulet me të bukura dhe ku janë më freskëta për mikun tim Gëzim Kruja”, i kërkoi Zef Deda, pronares së dyqanit të luleve, të cilën e komplimentoi me fjalët më të bukura. “Gëzim Kruja, këtë tufë me lule po ta përgatit një lule” i drejtohet ai nga videoja.

Ndiqni pamjet, ku aktori 80-vjeçar,  i rënë nga shëndeti tashmë, befasohet nga vizita e Dedës, lulet dhe urimi që vjen më pas.

 

 

 

Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit për Peter Handke, thirrje edhe Shqipërisë

2

Kosova do ta bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili i ka bërë thirrje edhe Shqipërisë që ta bojkotojë pjesëmarrjen në këtë ceremoni ku do të nderohet një mbështetës i politikës së Slobodan Milosheviçit.

Thirrja e Pacollit është bërë pak minutash në Fb:

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë, znj. Shkëndije Geci Sherifi, do të bojkotojë këtë event për shkak të fituesit kontravers të Çmimit Nobel,  Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviçit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme.”

Ia dhunonte vajzën, i hedh edhe granatë vjehrrit/ Pranga autorit

0

I dhunonte vajzën, por edhe pse kishte një urdhër mbrojtje, një person nga Mirdita nuk u ndal dhe i hodhi edhe granatë vjehrrit të tij në Lezhë.

Policia e Lezhës raportoi të shtunën se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive, por nuk ka shpërthyer.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin  P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit  Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive  të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të RENEA-s, të cilët kanë bërë shpërthimin e  kontrolluar të granatës 

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë  bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”, njofton policia.

Tiranë, katër biznesmenë bien në pranga, mes tyre një grua

2

Katër biznesmenë, ndër ta një grua, kanë përfunduar në burg për krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH dhe fshehjen e të ardhurave.

Policia e Shtetit ka dhënë vetëm inicialet e 4 personave nga Tirana, ndaj të cilëve u dha masa e sigurisë “Arrest me burg”. A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç.

Gjithçka është kryer në kuadrin e operacionit të koduar “Informaliteti 2”, zhvilluar nga “Krimi Ekonomik dhe Financiar” me Hetimin Tatimor.

Policia tha se ndërkohë ka shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Sipas njoftimit: “Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .