Home Blog Page 16764

VIDEO/ Forcat “Shqiponja” lirojnë maqedonasin e marrë peng në Tiranë

2

Një shtetas maqedonas, banues në Tiranë ka pretenduar se është marrë peng nga dy persona dhe i kërkonin një shumë prej 25 mijë eurosh. OraNews ka publikuar një video nga aksioni i policisë dhe forcave Shqiponja që është zhvilluar sot në Farkë për të kapur dy pengmarrësit.

Pas aksionit të zhvilluar mbi godinën e Kryegjyshatës është arritur të lirohet pengu dhe është kapur një nga personat të cilit i është gjetur një silenciator të gjetur në zonë. Ndërsa personi tjetër ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia.

Pas dëshmisë së marrë, maqedonasi ka treguar se udhëtonte me dy persona të tjerë në një makinë tip BMV me targa maqedonase kur i është vënë pistoleta në kokë duke i kërkuar shumën prej 25 mijë eurosh. Sipas burimeve të policisë, njëri nga personat njihet si person me precedentë penal por zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

Gjermania jep 60 milion €/ Angela Merkel bën udhëtimin e parë në Aushvic si kancelare

3

Angela Merkel bëri vizitën e saj të parë zyrtare në Aushvic-Birkenau të premten (06.12.2019) pas 14 vjetësh si kancelare e Gjermanisë. Atë e shoqëroi kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki si dhe ish të burgosur dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme hebreje.

Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit e quajti vizitën e Merkelit një “shenjë veçanërisht të rëndësishme” të solidaritetit me ata që u mbijetuan tmerreve të Holokaustit.

Merkeli tha në kampin e vdekjes në Aushvic – Birkenau se tmerri i Holokaustit ishte “i pakonceptueshëm”. Ajo theksoi faktin se autorët ishin gjermanë dhe se Gjermania ka një detyrim ndaj viktimave, që t’i përgjigjet përgjegjësisë.

“Unë ndjej turp të thellë përballë krimeve që u kryen këtu nga Gjermania,” tha ajo, duke shtuar më vonë se kujtimi i krimeve dhe pranimi i përgjegjësisë është një “pjesë e pandashme” e identitetit kombëtar të Gjermanisë.

 

Gjermania ka “detyrim të mbrojë jetën hebreje”, vuri në dukje Merkeli, duke shtuar se “antisemitizmi nuk do të tolerohet”. Ajo gjithashtu vizitoi Murin e Vdekjes në pjesën e Aushvicit, ku ushtarët SS pushkatuan mijëra vetë, shumica të burgosur politikë polakë. Zona e ekzekutimit është një vend i rëndësishëm kombëtar për kujtesë.

Udhëtimi shënon 10 vjetorin e krijimit të Fondacionit Aushvic – Birkenau, i cili ruan memorialin. Merkeli njoftoi se Gjermania do të dhurojë 60 milion € (67 milion dollarë) si ndihmë financiare për fondacionin.

Merkelin e shoqëruan ndër të tjera Presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster dhe Kryetari i Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve të Gjermanisë, Romani Rose.

/DW/

Pas 10-vitesh, Jonida Vokshi largohet nga Top Channel. Ja kush do të jetë imazhi i ri i kompanisë

0

Në muajin shtator, moderatorja e njohur Jonida Vokshi njoftoi se do të largohej nga “shtëpia e saj” për 10 vite, “DigitAlb”.

Ajo rrëfeu se nuk kishte qenë aspak vendim i lehtë për të, mirëpo renditi arsyet personale dhe profesionale për këtë vendim, duke treguar se do të vinte me projekte të reja.

Pas largimit të Jonidës, një tjetër personazh i njohur është bërë pjesë e “DigitAlb”.

Është fjala për Alban Skënderaj, i cili do të jetë imazhi i ri i kompanisë, ku së fundmi ka realizuar një spot publicitar, dhe në pak sekonda ai flet për rrugën e duhur, që duhet të ndjekë çdo njeri.

“Mjafton një derë e vetme për t’u gjendur ballë një të papriture, ose më shumë se një. Për t’u takuar me ata që të duan vërtetë. Për të ndryshuar një jetë të tërë. Nuk ka rëndësi se kur, e rëndësishme është të hapësh derën e duhur”– janë fjalët motivuese të Albanit.

Braçe njofton anullimin e “Milot-Balldren”/Spaho: Plani 3-pikësh i Bashës, shpëtimi juaj

1

Pas deklaratës së sotme të zv/kryeministrit Erion Braçe, i cili nga një studio televizive dha lajmin se koncensioni për aksin rrugor Milot-Balldren është anulluar, vjen reagimi nga nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

Përmes një postimi në Facebook, Spaho referuar edhe planit 3-pikësh të publikuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha, shprehet se anullimi i “PPP”-ve është shpëtimi i vetëm për qeverinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

“Ja pra që opozita dhe zoti Basha kanë të drejtë. Po të mbani mendjen të ftohtë dhe t’ju sundojë realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha është shpëtimi juaj. Vlerësimi sa më pare i dëmeve të jep mundësi te dish nevojat dhe të fillosh nga rikuperimi i tyre. Financat janë thelbësore në ketë proces sepse asgje nuk ndërtohet me urata”, shprehet Spaho.

Reagimi i plotë i Edmond Spahos:

Ja pra qe opozita dhe zoti Basha kane te drejte. Po te mbani mendjen te ftohte dhe tju sundoje realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha eshte shpetimi juaj. Vleresimi sa me pare i demeve te jep mundesi te dish nevojat dhe te fillosh nga rikuperimi i tyre. Financat jane thelbesore ne kete proces sepse asgje nuk ndertohet me urata. Per te marre ndihme nga jashte duhet se pari te mobilizohen burimet e brendeshme. Mundesia e vetme per kete jane anullimi i koncensioneve. Pas rruges Milot- Balldre duhet anulluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro per 14 km rruge.

Koncensioni i check-up eshte me i thjeshti per tu anulluar sepse Vilma eshte ushtare e partise, me kete koncension eshte abuzuar dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret jane te gatshem qe parate e ketij palo kontrolli te shkojne per zhdukjen e pasojave te termetit.

Nese ne do mobilizojme me seriozitet burimet e brendeshme, bota do na ndihmoje pa kufizim, por qe te bejme kete duhet te ndahemi nga oligarket.

Plani 3-pikësh, i publikuar nga Lulzim Basha për përballimin e pasojave të tërmetit:

Image

‘Lokali i deputetit të PS nxjerr në rrugë 90 familje’/Malltezi, Ramës: Leri lotët e krokodilit, tregoja vendin Qefalisë

0

“Kronikë e një krimi të paralajmëruar”. Kështu e nis reagimin e tij në Facebook, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi teksa sjell një shembull se si deputeti i PS, Xhemal Qefalia, sipas tij, shkatërron muret mbajtëse të një pallati për të bërë lokalin.

Sipas Malltezit, banorët janë ankuar prej kohësh, por asnjë institucion përgjegjës nuk reagoi.

“Në katin përdhes, Shkalla 3, Pallati 4, blloku Myslym Keta janë kryer ndërhyrje në themele dhe murin mbajtës te Pallatit. Tani gjithë pallatit me 9 shkallë i është vënë shiriti dhe 90 familjeve ju kërkohet të largohen se shteti ishte i pafuqishëm ndaj forcës korruptive dhe shkelëse te ligjit te Qefalisë!”, shkruan Malltezi në denoncimin e tij.

Ja postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

KRONIKE E NJE KRIMI TE PARALAJMERUAR

Qefalia ben lokal duke shkaterruar mure mbajtese dhe gjithe pallati me 9 hyrje dhe 90 familje ne rrugen Myslym Keta shpallet i pabanueshem!!! Por deputeti Qefalia vijon te perlaje tendera dhe jo te perballet me burgun per ndertim te paligjshem dhe rrezik jete per banoret

Vjet banoret u ankuan ne polici dhe gjithe portalet e fasades qeveritare por pergjigja ndaj banoreve per krimin e Qefalise ishte:

“Duke ju falenderuar që u drejtuat tek platforma e Bashkëqeverisjes, në vijim të rastit tuaj, po Ju vëmë në dispozicion përgjigjen e kthyer nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë:

“Inspektorët e IMT-së kanë kryer verifikimin në terren konform Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) Nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit dhe Ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Nga verifikimi i kryer rezultoi se për punimet e kryera nuk nevojtet as leje ndërtimi as deklaratë paraprake, pasi janë punime të nenit 6 bazuar në VKM-në Nr.408 datë 13.05.2015 që klasifikohen si (punime të mirëmbajtjes së zakonshme).”
Me konsideratë, Zyra e Bashkëqeverisjes”

Ne katin perdhes Shkalla 3 Pallati 4 blloku Myslym Keta jane kryer nderhyrje ne themele dhe murin mbajtes te Pallatit. Tani gjithe pallatit me 9 shkalle i eshte vene shiriti dhe 90 familjeve ju kerkohet te largohen se shteti ishte i pafuqishem ndaj forces korruptive dhe shkelese te ligjit te Qefalise!

Sa qan me lot krokodili, a i tregon vendin Qefalise? E ben dot?