Home Blog Page 16766

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë, përdora lapsin për të numëruar të vdekurit”- Rrëfimi rrëqethës i Sadri Cakonit që humbi familjen nga tërmeti

4

Sadri Cakoni, një banor nga Thumana i cili humbi 6 familjarë nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin, ka folur me gazetarin e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Ferit Lika, për dëshpërimin dhe dhimbjen e tij të madhe, nga humbja e anëtarëve të familjes.

Përdorja lapsin për të numëruar të vdekurit, vetëm mua më ka bërë vaki. Unë quhem Sadri Cakoni, kam humbur në tërmet shumë njerëz, një familje e humba komplet, u shua u mbyll një familje.

Nuk mbushem dot me frymë, atje humba motrën me dy djemtë. Me vajzë me nusen, më ka ngel një dhëndër e kanë nisur jashtë për në Itali, humba vëllain dhe vajzën e vëllait, nusja e vëllait është në spital. I hodha vëllait dy grushte dhe u largova për të çuar kufomën e nuses së nipit në Korçë, të Stelës.

Kam udhëtuar gjithë natën për të futur nën dhe edhe katër të tjerë se ne jemi rreth miqësie dhe ishin dhe shtatë apo tetë arkmorte të tjerë kisha edhe kushërinjtë që ndërruan jetë. Ky tërmet na fundosi komplet, e çfarë e duam jetën. Familja ime është Cara dhe Cakoni”.

“Shtëpia ka gratë brenda, njerëzit që po vijnë po na mbajnë pak me kurajo. Na kanë vizituar shumë edhe shqiptarë të Kosovës, janë vëllezërit tanë. Unë nuk jam i mësuar me të tilla tragjedira, jam i fundosur komplet.

Mbrëmë na erdhën njerëz nga Maqedonia e Veriut. Unë fle përjashta, nuk futem brenda më, sa të kem jetën. Sa herë binte tërmet ata vinin këtu në këtë shtëpi, atë natë nuk kishin lëvizur, por në i gjetëm kufomat të veshur për të dalë, ishin përgatitur, për të dalë.

Rri e mendoj them si jetoj kështu, ne e mbajmë veten të mpirë me ilaçe, unë kam parë tragjedi me sytë e mi, ishte tmerr. Kam shkuar vetë tek morgu. Unë këtu i kërkoj njerëzit e mi, më mungojnë shumë, më mungon shpirti, më mungon zemra”.

Sadri Cakoni një mesazh e ka edhe për Elvis Naçin.

“Ai është burrë me logjikë, burrë me shpirt, ai po vendos dorën në zemër që këta fëmijë mos ti lejë në rrugë. Nga emisioni që e kam parë ai ka lidhje me Zotin, është i përlotur.”

 

 

Emocionuese! Vajza me Sindromën Down dhuron një shumë parash për shqiptarët e prekur nga tërmeti

3

Një vajzë me aftësi ndryshme, e quajtur Ela, ishte këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, në News24, prej ku dhuroi emocione të forta.

18-vjeçarja nga Kosova, me Sindromën Down, ka vendosur të dhurojë një shumë parash për të gjithë personat e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

 Ajo ishte sot në emision së bashku me personin që e ka punësuar, ku ky i fundit tregoi si ishte përjetuar lajmi i tmerrshëm i tërmetit në Shqipëri.

Ai tha se Ela kishte thënë se donte të dhuronte një pjesë të pagës së saj për shqiptarët, ndërsa pjesë e ndihmës është bërë edhe vetë ai. Ata e kanë dhuruar shumën e tyre në fondacionin e Elvis Naçit “Firdeus”.

“Kemi mungesë totale të institucioneve”, diplomati Nesho: Vetëm Presidenti ka mbetur, edhe ai po goditet

3

Diplomati Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara shprehet i bindur se në Shqipëri ka një devijim të demokracisë dhe mungesë totale të institucioneve.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Nesho tha se parlamenti në vend është jofunksional dhe Presidenca si i vetmi institucion i pakapur, po goditet.

“Në Shqipëri kemi  një devijim të demokracisë. Fenomeni autoritar i lidershipit është i shprehur. Kemi një mungesë totale të institucioneve. Parlamenti është jofunksional. I vetmi institucion që ka mbetur edhe ai po goditet dhe është ai i Presidentit të Republikës dhe mund të mundësonte një balancë të pushtetit.

Të gjitha këto tregojnë që evidentimet nga ana e kryeministrit janë më tepër një shprehje që shoqëron retorikën e tij sesa është situata reale në vend. Vendi ka nevojë për t’iu rikthyer demokracisë funksionale dhe kjo vjen vetëm në një mënyrë, nëpërmjet zgjedhjeve të reja”, deklaroi Nesho.

Shembja e shkollës në Bubq si dëshmi e vrasjes shtetërore me paramendim

1
Nga Dr. Ndriçim Mehmeti 

Një shkollë u shemb në Bubq. Ishte një nga ngjarje më të dhimbshme, më të trishtueshme, nga shumë ngjarje që prodhohen pa masë në këto ditë të vështira. Nuk ishte parë e as dëgjuar shembja e shkollave as në kohërat më të mira a më të errëta në vendin tonë.

Pse shkolla e Bubqit është simboli i vrasjes shtetërore me paramendim?

Ka shumë arsye që të çojnë në këtë përfundim dhe vetëm në këtë përfundim. Le ti marrim me radhë. A ishte Ministrja e Arsimit Beda Shahini që deklaroi se “Pashë në rrjetet sociale edhe fotografi të disa shkollave, të amortizuara, në zona të thella rurale, si shembuj të mungesës së investimeve në shkolla. Dua të theksoj, se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“.

Ja ta zëmë se ka të drejtë, për këto “shkolla të vogla pa interes”. Po për shkollën e Bubqit që ishte  e vetmja strehë për rreth 30 fëmijë dhe nxënësit nga mosha 4-19 veç, përse nuk investove znj. Shahini? Si ka mundësi që shkolla u shemb dhe a kishte pësuar goditje të mëparshme, në tërmetin e 21 shtatorit? A ishte kjo shkollë në planin e masave për inspektim, të deklaruar nga MASR, pas tërmetit të 21 shtatorit, apo nuk u inspektua asnjëherë se kjo nuk ishte shkollë, ku shteti duhet të kryente detyrimet e veta për sigurinë e fëmijëve të asaj zone?

Po vijmë më afër në qendër të Tiranës. Kush i inspektoi shkollat “Sami Frashëri”, “Musine Kokalari”, “Emin Duraku”, etj., pas rikonstruksionit të tyre? Kush u dha siguri të plotë prindërve, nxënësve, fëmijëve, se, “këto do të ishin shkollat me standardet dhe cilësinë më të mirë, se do të kryhej një mësim bashkëkohor, se ishin investimet më të mira e të sigurta të kryetar për herë të  parë në 25 vjet?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Vleiaj.  Atëherë përse ju vu shiriti i kuq këtyre shkollave? Përse ato janë sot jashtë funksionit së bashku me dhjetëra shkolla? Ja pra që nuk ishte tërmeti por rrëmeti, babëzia dhe etja për para e pushtet, që rrëzuan shkollat. Krimi në këtë rast ka një merr Erjon Veliaj. Ishte ky njeri, Erjon Veliaj që kishte filluar me vrull, punën për rindërtimin e godinave të Qytetit Studenti, duke bërë siç është shprehur ai një punë “fantastike”. Por krejt papritur në 21 shtatori i ranë suva dhe tavane dhe askush nuk shkoi në vendin e krimit.

Tani në 26 nëntor, një godinë doli e pabanueshme, godina numër 15. Si ka mundësi që për shkollat në mes të Tiranës, znj. Shahini, nuk ndërmori asnjë iniciativë, nuk nxori asnjë urdhër, nuk kërkoi asnjë informacion nga bashkitë e Durrësit, Tiranës, Krujës, Fushë-Krujës etj, për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit 2019 dhe masat që ishin marrë. Nuk kërkoi një shpjegim me shkrim se cila ishte gjendja fizike e shkollave pas tërmetit të 21 shtatorit 2019?

Përse ministrja Shahini, nuk urdhëroi institucionet e saj të varësisë, Zyrat Arsimore Vendore dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore, të monitoronin të gjitha ndërtesat dhe të dërgonin një raport ë hollësishëm për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar? Mesa duket ishin të bindur se hataja nuk do të vinte më dhe po bënin llogaritë për PPP-të, për festa e fund vitit, vendndodhjen e vilës së radhës.

Po përse po mbulohet ky krim shtetëror i radhës?

Për këtë krim që del zbuluar vetë, pa u mundura të kesh fakte, të dhëna, indicie e ku e di unë se çfarë, shumë pak u fol dhe flasin në këto ditë. Mediat u morrin më shumë hekurin, llojin e tij, nga është importuar, natyrën e tyre, betonin, rërën, paaftësinë e shtetit për të ndaluar ndërtimet informale, korrupsionin me shtesat e kateve, keqadministrimin e shtetit në nivel lokal e qendror etj, etj.

Ky debat vazhdoi mëse një javë dhe do të vazhdoj edhe për shumë kohë, pasi është në interes të madh të fshehjes së krimit më të madh shtetëror, që nxori në pah kjo fatkeqësi: Abuzimin në ndërtimet e shkollave dhe kopshteve, me projektimin e shtetit, lekët e shtetit, supervizimin e shtetit, me ndërmjetësinë dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të shtetit. Shumë pak kamera guxojnë të filmojnë në shkolla. Shumë pak inspektime të grupeve në terren kanë në fokus shkollat. Nuk kemi ende një listë të shkollave të dëmtuara, shkallën e dëmtimit ët tyre, shkaqet, sa prej tyre janë të dala jashtë përdorimit, kush e ka hartuar, pranuar e firmosur raportin teknik të rikonstruksionit të këtyre shkollave, si janë marrë në dorëzim nga pushteti lokal apo drejtuesit vendor arsimor?

E njëjta gjë vlen për ato që dimë dhe janë mediatike: Trumbetimi me të madhe i rikonstruksionit të shkollës “Sami Frashëri”, në gusht 2018, për rikonstruksionin e shkollës “Emin Duraku” në korrik 2018, për godinat e “Qytetit Studenti” pranverë-verë 2018”. Në rastin e shkollave, përgjegjësinë e ka marrë vetë Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë, që ka inspektuar me regji, kamera e një tabor njerëzish nga mbrapa, ministra, deputetë e ish-ministra, të cilët plot entuziazëm kanë marrë pjesë në “veprat fantastike” të bashkisë. Pra ka fakte, njerëz dëshmitarë që kanë marrë pjesë në një krim shtetëror: Rikonstruksioni, apo ndërtimin e godinave shkollore, pa standarde  dhe elementë sigurie. Njeriu që kërcënon nga karrigia e kryetarit të bashkisë me burg, njerëzit po ndenjën në banesat e tyre, të rrezikuar, por të blera me gjak e mund, nuk merr guximin të shkeli asnjë shkollë të dëmtuar.

Shembja qoftë e një shkolle, në një ditë tjetër, prej tërmetit, do të sillte pasoja të pa parashikueshme. Përgjegjësia rritet edhe më shumë. Ka qenë vetë kryeministri që ka inspektuar, ka përgëzuar dhe ka siguruar se rikonstruksioni i fjetinave të studentëve është nga më bashkëkohorit më të mirët që është bërë prej vitesh.

Shembja e suvave, krisja e mureve, dalja jashtë kushteve të banimit të godinës numër 15, është një akt akuze i pakundërshtueshëm për Kryeministrin Rama, kryetarin e bashkisë Veliaj dhe për të gjithë që kanë qenë pjesë e këtij krimi shtetëror. E njëjta akuzë është për Dakon në Durrës apo për të tjerë kryebashkiak.

Po përse po mbulohet ky krim? Përse shemben ndërtesat, u vihet shirit dhe nuk ka asnjë akt ekspertim? Përse ngurron Shahini, Veliaj, Çuçi, Voda e  të tjerë të na japin jo thjesht numrin e shkollave por edhe emrat e tyre, shkallën e dëmtimit, raportin e ekspertimit teknik, për të siguruar një transparencë të plotë, sikundër u premtua?

Ky krim edhe mund të fshihet, por nuk mund të  shihet asnjëherë nga kujtesa jonë. Herët a vonë, ata që lanë në rrugë, pa vatër dije fëmijët tanë, duhet të marrin ndëshkimin ligjor që o takon, përpara se Zoti, të marrë në dorë hakmarrjen e tij të pamëshirshme, për të gjithë ata që na sollën këtë katrahurë.

As media qeveritare, as kërcënimet e Erjon Veliaj për padi penale e as skërmitjet e kryeministrit, nuk kanë asnjë vlerë. Krimi pa ndëshkim, është një krimb që do të

Agron Tufa per Zerin e Amerikes: Përse kërkova azil politik

2

Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha “Zërit të Amerikës” se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij që ai i ka denoncuar. Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, zoti Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.

Zëri i Amerikës: Ju jeni një shkrimtar dhe pedagog i njohur, jeni drejtues i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit – një institucion i rëndësishëm shtetëror, dhe u rizgjodhët për një mandat të dytë. Çfarë ndodhi që ju bëri të largoheni nga Shqipëria?

Agron Tufa: Konfrontimi im ka qënë për shkak të detyrës, dhe ka qënë një konfrontim që ka nisur që nga dhjetori i vitit të kaluar me intensifikim të vazhduar dhe nga 1 prilli me një fushatë të hapur në shtyp, në parlament, pra në kuvendin e Shqipërisë, në forma nga më të ndryshmet nga një segment ose një skalion i atyre që unë i quaj enveristë, që kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste. Për shkak të pranisë së madhe në institucionet qëndrore të shtetit të ish oficerëve operativë të sigurimit të shtetit unë pra kalova në një konfrontim të hapur publik i cili pastaj për fat të keq mori natyrën e përqëndruar të një kryqëzate sulmesh kundër meje personalisht duke u shoqëruar me shpifje, shantazhe, kërcënime deri tek kërcënimet me vdekje. Këto lloj formash të presionit dhe frikësimit mbërritën në një moment kur u dendësuan dhe unë ndjeva një rrezik për jetën time dhe të familjes derisa u bë e papërballueshme dhe e padurueshme pasi kisha bërë më parë përpjekje për të gjetur drejtësi në institucionet ligj-zbatuese, në gjyqet që pata hapur ndaj këtyre personave me të kaluar tërësisht të përzishëm në diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Këto kanë qënë arsyet përse ika.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa jemi në vitin 2019, dhe ironia është se pikërisht sot Shqipëria mori presidencën e radhës së OSBE-së, organizatë ku një komponent me rëndësi është komponenti human. Çfarë mendimi keni?

Agron Tufa: Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di sesi kanë mundur të ngjasin, por sigurisht kjo gjendje nuk erdhi dhe u bë faktike e tillë, tani. Kjo ka qënë një mospërballim i situatës post-tatalitare të Shqipërisë. Ne nuk u përballëm me detyrat, dhe detyra kryesore ishte eliminimi ose mënjanimi, spastrimi nga hapësirat publike të institucioneve të legjislacionit, të drejtësisë të trashëgimisë komuniste. Ata tashmë kanë mbërritur në një pikë konsolidimi, ndjehen të sigurtë madje përdorin edhe slangun e tyre të parapëlqyer të shantazheve dhe kërcënimeve me vdekje. Unë mendoj se ne nuk u përballëm dot atëhere kur duhej dhe si duhej me këtë trashëgimi, e cila sigurisht të vetmen mënyrë sjelljeje ka pasur atë të përndjekjes, të kërcënimeve, të dënimeve, pushkatimeve, e të genocidit siç i kam studiuar unë këto tetë vite në dokumentat e dosjeve të arkivave të sigurimit të shtetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa, ju i keni denoncuar në polici kërcënimet që ju janë bërë. Si ka qënë reagimi i autoriteteve?

Agron Tufa: Unë kam nisur t’i denoncoj që në precedentët e parë, që në vitin 2017, kur gjatë një tremujori fushatë që pata hapur për sensibilizimin e opinionit dhe sigurisht parlamentit për trajtimin e produkteve të kinematografisë të Kinostudios Shqipëria e Re, për dokumentarët e kohës së Enver Hoxhës dhe filmat artistikë që përmbajnë aspekte propagande, u zhvillua një debat i gjatë publik. Sigurisht unë u përpoqa t’i rekomandoj dhe të udhëzoj komisionin e ligjeve, parlamentin shqiptar për një trajtim të këtyre filmave pasi ato binin ndesh me Kushtetutën. Si përfundim, në vend të mirëkuptimit tek ne lind muri. Dhe në këtë rast ai u shoqërua edhe me kërcënime me vdekje. Unë kam bërë kallzimet e mia në polici, por Gjykata e Lartë e pushoi çështjen. Unë i kam dokumentet. Në dy kërcënimet e tjera radhaz me vdekjen time dhe kërcënimin për shfarosjen e familjes sime, u jemi drejtuar gjykatave përmes avokatit tim dhe direkt njërit prej kërcënimeve por nuk kemi patur asnjë përgjigje sikundër edhe me gjyqet e tjera, me kallëzimet penale të kriminelëve të diktaturës, pasi kam bërë kallëzime penale, dhe nuk kemi marrë përgjigje. Ka qenë në mënyrë konstante. Gjyqi që kam hapur kundrejt deputetit Spartak Braho dhe 6 epigonëve të tij ka vazhduar nga prilli deri më sot pa bërë asnjë hap. Është një teknikë zvarritje dhe është e kotë të presësh pasi i di shumë mirë këto metoda të zvarritjes dhe të sabotimit të seancave.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa çfarë e inkurajon mos-zbardhjen e krimeve të komunizmit në Shqipëri? Sepase janë disa faktorë në shoqërinë shqiptare që edhe sot pas 3 dekadash krimet nuk zbardhen.

Agron Tufa: E para është, siç e thashë në fillim, që Shqipëria nuk u përball ligjërisht me inertet e diktaturës. Shqipëria nuk bëri një ligj lustracioni siç e kanë bërë vende të tjera që sot janë në Bashkimin Evropian. Në gjithë publicistikën time prej 15-20 vitesh unë bëjë këtë thirrje me disa kolegët e mi. Edhe në rastet kur ne i kishim ideale, ato u sabotuan deri në vitin 2014-2015, pra në vend të ligjit të lustracionit të propozuar nga ne dhe shoqëria civile u preferua një ligj i hartuar me ngut në zyrat e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale që njihej si ligji Veliaj, i cili sot ka sjellë në jetë Autoritetin e Hapjes së Dosjeve për Ish Sigurimin e Shtetit i cili e vendos theksin vetëm tek bashkëpunëtorët ose ndonjë gjë e zbehtë ose në trajtimin kulturor e logjik, pavarësisht se nuk e kanë ekspertizën e duhur akademike për këto gjëra. Por ai nuk merret pikërisht me atë që ligji përcakton – të trajtojë dosjet e Sigurimit të Shtetit, të japë përgjigje dhe në vend që ta drejtojë objektivin e vet tek ish oficerët e Sigurimit të Shtetit merret me aspekte fare të vogla, me ndonjë bashkëpunëtor. Pra kjo ishte një mënyrë për ta bllokuar ligjin e lustracionit dhe në vend të tij të kishte një kontroll të ri të dosjeve i cili tashmë dihet gjerësisht që i ka shkatërruar institucionet arkivore të Shqipërisë, duke i fragmentarizuar, copëzuar dhe seleksionuar. Për më tepër, unë kam bërë vazhdimisht prezent shqetësimin tim për një ndikim të thellë e të gjithanshëm të këtij insitucioni nga ish oficerë të Sigurimit të Shtetit. Është një institucion përfundimisht i pabesueshëm, dhe nuk duhet të ishte bërë, pavarësisht se unë kam qenë kundërshtar që në fillim, në origjinë të këtij ligji dhe kam vazhduar të jem koherent me veten time, në mënyrë permanente për frutat e helmëta të veprimtarisë së tij.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa, tani që ju jeni në kërkim të azilit politik, a do ta vazhdoni atë që keni më shumë për zemër, denoncimin e krimeve të komunizmit, në mënyra të ndryshme në vendin ku jeni?

Agron Tufa: Sigurisht, kjo për mua nuk ka qenë një detyrë thjesht burokratike, konformiste por ka qenë zëri i ndërgjegjes qytetare, ka qenë një mision, ka qenë një kauzë dhe unë edhe pa qenë në institut kam investuar tërësisht bindjet e mia, botëkuptimin tim, ndjeshmërinë time dhe është një luftë e pakompromis siç janë luftrat e mëdha për higjenën mendore dhe shpirtërore të qytetarëve. Unë besoj se do të kem mundësi të tjera tani, jo drejtpëdrejt shtetërore por do të jem nga disa pikëpamje shumë më i lirë për të thënë të vërteta rrënqethëse dhe të troçta sesi institucionet e larta që nga ato ligjvënëse dhe deri tek institucionet e ndjeshmërisë së veçantë si SHISH-i apo policia e shtetit janë të mbushura plot për plot me njerëzit me të kaluarën më të zezë, pra ish oficerët dhe shefat e Sigurimit të Shtetit, ish kryetarë dhe nënkryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, ish rezidentë. Pra kjo është e papranueshme, dhe është gjëja më e zezë. Është gunga në shpinën e shoqërisë shqiptare e cila patjetër duhet të përballet me këtë. Në mos, ne duhet të pranojmë një poshtërim kolektiv dhe një cilësi jashtëzakonisht të ulët dhe të keqe të lirisë sonë.