Home Blog Page 19476

Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 20 shkurt 2019

1

Moti do të mbetet me diell , vranësira kalimtare të pakta me praninë e mjegullës përgjatë luginave dhe zonave bregdetare. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 – 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -1/13°C
Zonat e ulëta -1/18°C

Zonat bregdetare 4/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari/RTSH

Arrestimi i Florenc Hoxhës/ Avokatja e Popullit: Është ushtruar dhunë dhe terror ndaj tij dhe familjes

1

E ftuar në studion e Syri.net, përballë gazetarit Alen Xhelili, avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka prekur disa tema “të nxehta” të aktualitetit.

Ballanca ka prekur rastin e arrestimeve të protestuesve dhe veçanërisht të rastit të Florenc Hoxhës, ish drejtor i Policisë Bashkiake në Tiranë.

Avokati i Popullit e ka ndjekur në dy aspekte. Një pjesë është monitrimi i protestës dhe verifikimi i punës së policisë. Nëse ka arrestime… Ditën e dielë, ne kemi bërë takim me të gjithë personat e ndaluar. Ditën e dielë ka patur 16 të ndaluar dhe arrestuar, 15 nuk kanë pretenduar për dhunë nga forcat e policisë. Përjashtim bën rasti i Florenc Hoxhës. Është rast problematik lidhur me të drejtat e njeriut. Pamjet filmike ishin shumë shqetësuese. Forca të shumta policie kishin shkuar në banesën e tij. Nuk mund të ketë tregim force të çbalancuar. Mënyra se si policia duhej ta kapte, duke parë që nuk ishte duke bërë një krim në flagrancë ose duke ikur nga skena e krimit, ka patur probleme të theksuara të procedurave ligjore. Ka patur dhunë verbale dhe terror të pajustifikuar në prani edhe të dy fëmijëve të mitur. Në video ka zëra femrash që bërtasin dhe policia nuk ka asnjë të drejtë ta prekë me dorë, qoftë edhe një shpullë e lehtë. Pasi është paraqitur në polici janë vënë re shenja dhune dhe më pas është dërguar në spital pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore”, u shpreh Avokatja e Popullit.

Shqipëria me shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë

0

Shqiptarët rezultojnë se kanë barrën më të lartë financiare, që u referohet shpenzimeve nga xhepi që familjarët paguajnë direkt për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, sipas të dhënave të Eurostat dhe Bankës Botërore.

Sipas Eurostat, në vitin 2017, më shumë se gjysma e popullsisë (55%) në Bashkimin Europian (BE) raportuan se shuma që familja e tyre duhej të paguante për kujdesin mjekësor nuk përfaqësonte një barrë financiare. Nga ana tjetër, 34% thanë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor ishin disi një barrë financiare, ndërsa 11% i perceptojnë këto shpenzime si një barrë të rëndë financiare në buxhetin e familjes.

Nga rajoni, raporti përfshin të dhëna për Maqedoninë e Veriut, ku përqindja e atyre që deklarojnë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor janë një barrë financiare është 28.3%, më se dy herë më e lartë sesa mesatarja europiane. Në Serbi, kjo peshë është më e ulët, në rreth 15%.

Të dhënat për Shqipërinë mungojnë, por një raport i mëparshëm i Bankës Botërore bën të ditur se shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë një barrë për 57% e shqiptarëve, përqindje që sipas Bankës është më e larta në Europë dhe në nivelin e vendeve me të ardhura të ulëta si dhe shumë më e lartë se Europa Qendrore dhe vendet Baltike, që e kanë këtë tregues në 23%. Pas Shqipërisë në rajon renditet Mali i Zi (me rreth 32%), Bosnja, e ka këtë tregues gati 29%, sipas Bankës Botërore, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Në botë, vendet që paguajnë më shumë nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë Armenia, Jemeni, Azerbajxhani, me rreth 80% të të anketuarve, që e raportojnë se e kanë një barrë të lartë financiare.

Sipas Eurostat, nga vendet e BE-së, 13% e të anketuarve kanë pohuar se kanë një barrë të lartë financiare blerjen e ilaçeve, 17% për shërbimet dentare, dhe 13% të paguajnë për shëndetësinë. Qipro, Bullgaria, Italia, Letonia janë shtetet që raportojnë kosto më të lartë për shërbimet shëndetësore dhe ato dentare. Ndërsa blerja e barnave është barrë më shumë për polakët, qipriotët, bullgarët.

Një tjetër raport i Komisionit Europian për cilësinë e jetës e rendit Shqipërinë si vendin me papërballueshmërinë më të lartë për shërbimet dentare. Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjën se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.

Të dhënat personale në rrezik – Dervishi: Institucionet publike dhe bizneset abuzojnë

0

Në mungesë të informacionit, por edhe me qëllim, institucione publike dhe biznese të shumta shpërdorojnë të dhënat personale të individëve.

Konstatimi është bërë nga Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi i thirrur në një forum biznesi me anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë për tu njohur me problematikat që ka sipërmarrja në këtë drejtim, por edhe për të dhënë më shumë informacioni sa i takon legjislacionit.

Në zyrën e komisionerit adresohen një sërë ankesash sa i përket shkeljes së privatësisë, ku pjesa më e madhe e ankesave ka të bëjë me ushtrimin e të drejtës për akses të subjekteve për fshirje të të dhënave personale, vendosjen e kamerave në ambiente publike, marketingun e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara, nëpërmjet telefonit ose postës elektronike, etj.

Bardhi tregon ‘sekretin’: Ja pse mandatet e PD-së s’i merr asnjë parti tjetër

1

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, I ftuar në emisionin “Opinion”, ka dhënë shkaqet që detyruan opozitën të vendosë për djegien e mandateve.

‘Kemi ndjekur prej një viti e gjysëm të gjitha rrugët institucionale për të zgjidhur krizën ku e ka futur vendin Edi Rama. Kemi publikuar me prova me fakte dhe ai përfaqsim në Kuvend nuk është legjitim.

Kemi ofruar një zgjidhje tjetër institucionale që ishte vettingu në politikë, Edi Rama e mori inicativën kushtetuese të opozitës e hodhi në kosh. Ai qeveris falë dosjes 339. Kemi kërkuar me këmbëngulje dënimin e çdo deputeti apo njeriu tjetër që është kapur në vjedhjen e votave’, deklaroi Bardhi.

Si funksonon më pas Parlamenti?

‘Kthehemi në një Parlament monopartiak dhe kjo është përgjegjësi e Edi Ramës. E gjithë lista e PD-së do të ezaurohet dhe ligji nuk thotë më pas. Duhet të shterojë vetëm lista e PD dhe nuk ka më tutje sepse në zgjedhjet e kaluara nuk kishim koalicion’.