Home Blog Page 19478

Historia/ Përplasja mes 2 fiseve në Vlorë që ka shkaktuar deri tani 7 të vrarë

3

Një sherr në sallën e kumarit ka shkaktuar 7 viktima dhe 7 të plagosur. Konflikti i nisur mes dy fiseve në Vlorë, një ditë më parë iu mori jetën edhe dy personave.

Por, zanafilla e përplasjeve të dhunshme me armë nis më 7 prill të vitit 2015, në lagjen “Çole”. Një grup të rinjsh, gjatë një debati nxorën armët dhe për pasojë mbetën të vrarë.

Ngjarja ndodhi kur Albi Limaj, Aleksandër Llanaj dhe Ervis Mehmeti kanë hyrë në lokalin ku qëndronin Haki Rakipaj, Andi Velaj. Pasi kanë debatuar për sherrin e një nate më parë, ata kanë nxjerrë armët duke shtënë ndaj njëri-tjetrit.

Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017.

Plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Pas 5 muajsh, hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”.

Më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur. Policia, në këtë rast gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve.

Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve.

Arjan Hasani dhe Orest Rexho u vranë, ndërsa miku i tyre, Armando Sulejmani, i njiohur me emrin “Çipuri” u plagos rëndë. Ky i fundit u ndalua ndërsa ishte në kërkim nga policia, pasi dyshohet si një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të sulmit të armatosur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij i mitur, dhe i afërmi i tij Dritan Begaj.

Por “Çipurin”, që s’e gjeti dot policia, e gjetën kundërshtarët e tij. Arsyeja e zënkës mes të rinjve në prillin e vitit 2015, tani është harruar, por pasojat e serisë së vrasjeve për hakmarrje që la pas ai sherr banal në një sallë bastesh, po mbush kronikën e zezë të Vlorës. /Top Channel

Bojkoti unanim/ Vendimi që u mor pas dyerve të mbyllura në PD

2

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi unanimisht djegien e mandateve.

Ishte Lulzim Basha dje që njoftoi se do ti parashtronte deputetëve këtë propozim. Sot, kryedemokrati doli dhe komunikoi vendimet e grupit.
“Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, për shkak të kapjes në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, etj…, duke mbështetur propozimet e opozitës, për një qeveri tranzitore, grupi vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD-së në Kuvendin e dalë me votat e krimit e mafies në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Grupi i PD autorizoi kreun e PD-së të ndjekë hapat e mëtejshëm”, tha Basha nga selia blu.
Mbledhja e PD nisi rreth orës 10:00 për të diskutuar propozimin e kryedemokratit Basha për djegien e mandateve, një vendim i paprecedentë në vend.
“Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forcës popullore na takon ne të udhëheqim shqiptarët”, u shpreh Basha në mbledhje. Ai gjeti mbështetjen e Sali Berishës, i pari që hodhi idenë për djegien e mandateve të opozitës, si të vetmen mënyrë për të rrëzuar regjimin autokratik të Edi Ramës.
“Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”, u shpreh Berisha.
Basha mori mbështetjen e deputetëve Ervin Salianji, Flamur Noka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Gent Strazimiri, Oriola Pompuri, Aldo Bumçi, Valentina Duka, Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Florion Mima dhe jo vetëm.
Koment / Sa serioze është deklarata e Bashës për djegjen e mandateve?
“Duhet të gjejmë rrugën ligjore që t’i lëmë që tani mandatetet, mos presim teknikalitete.” –mësohet të jetë shprehur Salianji.
Flamur Noka deklaroi se opozita nuk mund të jetë fasadë e regjimit të Ramës. “Duhet djegie e mandateve të bashkohemi me qytetarët. Ky është një rregjim, nuk mund të sillemi normalisht, të jemi opozite fasadë.”
Kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho kujtoi përgjimet e Zërit të Amerikës, që sipas tij faktuan ilegjitimitetin e qeverisë Rama. “VOA ka dalë edhe ka pranuar që zgjedhjet janë vjedhur dhe ja kapur nga Rama. Nuk duhet kaloj kaq lehtë. Akuza që na kanë vënë është qe nuk i çojmë gjërat deri në fund. Kështu që nuk duhet të levizim nga djegia e mandateve. Zgjedhje me Ramen nuk hyjmë se ai prap do na i vjedhi. Kështu që djegia është presioni më i mirë dhe dalja në krah të vullnetit të qytetarëve.

Deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, sheh të vetmen zgjidhje hetimin dhe largimin e Ramës. “Largimi i Ramës nuk është garancia e vetme për zgjedhjet e lira. Ne duhet të vëmë kusht hetimin e Ramës dhe arrestimin e atyre që kanë vjedhur në 2017. Unë jam dakort që mandatet duhen djegur, kjo është gjëja e duhur. Çështjet teknike i zgjidhni ju. Ne s’duhet t’i afrohemi parlamentit dhe komisioneve. Rama ka nevojë për normalitet, ne jo.”
Gent Strazimiri hoqi një paralele mes qeverisjes së Ramës dhe regjimit diktatorial që kaloi vendi. “Kemi gjithçka në parlament por politikë nuk kemi bërë dot. Aty nuk arrihet të behet politike. Keshtu që jam pro. Nuk ka moment më të mire pas përgjigjes që na dha populli në 16 shkurt. Ata që na dhanë mandatin, i themi ne nuk bejmë dot politikë në atë parlament, ja mandati ja u kthejmë juve. Është fillimi i një rruge për demokraci. Për komunistët parlamenti ka qenë legjitim edhe 46 vjet pa opozitë. Ata janë mësuar me  egjim. T’i hapim betejë.”
Aldo Bumçi shkon përtej djegies së mandateve. Deputeti kërkon përshkallëzim të aksionit opozitar në terren dhe që opozita të mos futet në zgjedhje. “Djegie mandatesh në mënyrë të qartë dhe të shoqërohet me përshkallezim në terren. Të jemi me qytetarët, rruga të jetë politika jonë. Nuk futemi në asnjë lloj zgjedhje.”
Pas protestës së të shtunës, Lulzim Basha doli ditën e djeshme në konferencë për mediat ku theksoi se opozita do të vendosë djegien e mandateve të saj në Parlament. Basha tha se e ka lexuar siç duhet mesazhin që i erdhi nga protesta.
“…Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, u shpreh Basha.

‘Ylli’ i Kombëtares kërkohet nga Shahtar Donjesk, merret ky vendim i papritur!

2

Qendërmbrojtësi Ardian Ismajili, po bën një sezon fantastik me skuadrën e tij të Hajdukut të Splitit. Para disa ditësh ka qarkulluar një lajm se ai kërkohet nga Shahtar Donjesk, por merkato në Ukrainë u mbyll dhe transferimi i tij mund të shtyhet për në verë. Menjëherë pas interesimit të mbrojtësit kuqezi klubi kroat i Hajdukut është gati të rrisë rrogën e 22-vjeçarit, që momentalisht fiton 60 mijë euro në sezon.

Vendimi unanim i Opozitës/ Bylykbashi: Mandatet janë të popullit, pa shporrur Ramën nuk ka të ardhme

3

Pas vendimit unanim të të gjitha partive opozitare për të djegur mandatet, ka reagua r edhe deputeti I Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti I Durrësit shprehet se, mandatet janë të popullit dhe se pa shporrur Ramën nuk ka të ardhme për askënd.
Postimi I Oerd Bylykbashit:

Mandatet janë të popullit‎!

‎Ne deputetët e Opozitës vendosëm t’ia dorëzojmë mandatet tona popullit. Ai është sovrani, ato mandate janë të tij dhe na i dha ta përfaqesojmë me dinjitet në një Kuvend demokratik, dhe jo në në Kuvend kriminelësh dhe të korruptuarish si ky që komandon Edi Rama. Tani fjalën a ka populli. Opozita do jetë në mes të tij, për të luftuar për zgjedhje të lira e të ndershme! ‎Pa shporrur Ramën nuk ka te ardhme per askend!