Home Blog Page 2

EMRI/Iu prezantua si kushëri i një biznesmeni të njohur, mashtruesi ‘serial’ fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

0

Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtrojë një kambist nga Durrësi. mesohet se Gjergji i është prezantuar kambistit si kushëriri i një biznesmeni të fuqishëm.

Kambisti kishte shoqëri me kushëririn e biznesmeni. Në këto mesazhe Gjergji i ka kërkuar 60 mijë euro, shumë që e ka orientuar që t’ia dorëzojë një personi tjetër pranë një qendre tregtare.

Pasi personi i futur nga Florian Gjergji ka marrë paratë, është larguar drejt Elbasanit. Aty ky i fundit është takuar me një tjetër person i cili ka mbërritur me taksi nga një fshat.

Pasi ka marrë paratë është larguar sërish. Të dy këta persona nga Elbasani janë kapur nga policia dhe në dëshminë e tyre kanë thënë që i ka futur Florian Gjergji.

Rasti është denoncuar nga vetë kambisti, i cili pasi dorëzoi 60 mijë eurot, kontaktoi me mikun e tij duke i thënë që e mbarova porosinë dhe aty ka kuptuar që i shoku i tij nuk i kishte kërkuar asgjë.

Përplasen dy automjete në aksin Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Dy automjete janë përplasur, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tjetër Audi me targa AB 558 XR ka pësuar dëmtime të shumta.

Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Parashikimi i horoskopit 5 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

0

DASHI

Po hyn në një fazë ku nxitimi nuk është më një aleat i mirë. Sot, do të kuptosh se disa çështje kërkojnë më shumë strategji dhe më pak impulsivitet. Në punë, mund të marrësh një propozim interesant ose një konfirmim që e ke pritur. Në dashuri, je i thirrur të jesh më i pranishëm dhe më pak i përqendruar vetëm në qëllimet e tua personale. Një bisedë e sinqertë mund ta përmirësojë ndjeshëm marrëdhënien.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, është një ditë e favorshme për ata që kërkojnë të rifitojnë qetësinë. Disa tensione të kohëve të fundit po fillojnë të zbehen dhe po ndiheni më të sigurt në aftësitë tuaja. Po hapen perspektiva interesante karriere, veçanërisht për ata që kërkojnë të konsolidojnë një projekt. Në dashuri, keni nevojë për gjeste konkrete në vend të premtimeve. Marrëdhëniet autentike sot do t’ju japin një ndjenjë jetësore stabiliteti.

BINJAKËT

Kurioziteti është forca juaj dhe do t’ju çojë larg sot. Mund të hasni informacione të dobishme ose njerëz të aftë t’ju ofrojnë perspektiva të reja. Në punë, jeni veçanërisht të shkëlqyer në negociata dhe komunikim. Megjithatë, në dashuri, është e rëndësishme të mos fshiheni pas shakave ose mendjelehtësisë kur zemra juaj dëshiron biseda më serioze.

GAFORRJA

Ndjeshmëria bëhet një burim i çmuar sot. Ju mund t’i perceptoni situatat dhe gjendjet shpirtërore me saktësi të madhe. Në punë, kjo aftësi do t’ju ndihmojë të shmangni gabimet dhe ta kuptoni më mirë personin që keni përballë. Në dashuri, qielli favorizon momentet e bashkëpunimit të thellë. Ata që janë në marrëdhënie të qëndrueshme mund të rizbulojnë emocione që dukeshin të fjetura.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nuk keni nevojë t’i provoni asgjë askujt. Besimi juaj vjen nga dija e asaj që keni ndërtuar. Në punë, mund të përballoni situata komplekse me elegancë dhe autoritet. Në dashuri, këshilla e yjeve është e thjeshtë: lëreni zemrën tuaj të flasë më shumë dhe krenarinë tuaj pak më pak.

VIRGJËRESHA

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nuk keni nevojë t’i provoni asgjë askujt. Besimi juaj vjen nga dija e asaj që keni ndërtuar. Në punë, mund të përballoni situata komplekse me elegancë dhe autoritet. Në dashuri, këshilla e yjeve është e thjeshtë: lëreni zemrën tuaj të flasë më shumë dhe krenarinë tuaj pak më pak.

PESHORJA

Po kërkoni një ekuilibër të ri dhe sot mund të bëni një hap të rëndësishëm në atë drejtim. Në punë, lind nevoja për të marrë një qëndrim më të qartë. Në dashuri, një bisedë e sinqertë do të ndihmojë në eliminimin e dyshimeve dhe keqkuptimeve. Yjet shpërblejnë guximin për të shprehur mendimin tuaj.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, intuita është aleati juaj më i madh sot. Mund t’i lexoni situatat thellë dhe të kuptoni atë që të tjerët nuk e shprehin hapur. Kjo ju lejon të ecni përpara në punë. Në dashuri, dëshironi intensitet dhe autenticitet. Marrëdhëniet sipërfaqësore nuk ju tërheqin aspak.

SHIGJETARI

Mezi je i prirur të shohësh përpara dhe të imagjinosh skenarë të rinj. Në punë, mund të fillosh të planifikosh diçka që do të marrë formë në muajt në vijim. Në dashuri, ke nevojë për spontanitet, por edhe vazhdimësi. Entuziazmi fillestar nuk është i mjaftueshëm: ke nevojë edhe për prani dhe vëmendje.

BRICJAPI

Vendosmëria vazhdon të jetë një nga cilësitë tuaja më të forta. Sot, do të jeni në gjendje të bëni përparim konkret në një çështje që është veçanërisht e afërt me zemrën tuaj. Megjithatë, në dashuri, do të ishte e dobishme të lini të dalë në pah ana më e butë dhe më pak e kontrolluar e personalitetit tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nuk ju mungojnë idetë, dhe sot disa mund të jenë veçanërisht të shkëlqyera. Në punë, është një ditë e mirë për të propozuar diçka inovative. Në dashuri, ju kërkoni liri, por edhe autenticitet. Shmangni mbylljen në vetvete kur një situatë bëhet më e thellë.

PESHQIT

Emocionet janë intensive sot, por të menaxhuara mirë. Ndiheni më të vetëdijshëm për atë që dëshironi dhe kjo ju ndihmon të përjetoni marrëdhëniet me një qetësi më të madhe. Në punë, intuita e mirë mund të bëjë diferencën. Në dashuri, ka vend për momente shumë të buta dhe kuptimplote.

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43 vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

0

Efektivi i plagosur ka marrë plagë në pjesën e nofullës dhe ndodhet në Spitalin e Traumës.

 Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e Lozhanit në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërroi jetë në krye të detyrës pasi u qëllua për vdekje nga i shumëkërkuari Violant Braçellari. Kolegu i tij, Edison Adri, mbeti i plagosur.

Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Opinion”, bëri me dije se ishte çobani që Braçellari kishte punësuar në stanin ku fshihej prej 10 vitesh për t’u kujdesur për bagëtitë, ai që kishte dhënë indicien në polici për vendndodhjen e 43-vjeçarit, i dënuar me 10 vite burg për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

“Violand Braçellari, 43 vjeç, ndodhej i fshehur në Lozhan të Maliqit. Ai jetonte prej 10 vitesh atje dhe kishte një çoban, të cilin e paguante për t’u kujdesur për bagëtitë. Çobani i ka kërkuar 43-vjeçarit 2 ditë leje për të shkuar te familja dhe mes tyre ka pasur një konflikt. Çobani ka arritur të largohet dhe ka shkuar për të bërë denoncimin në Policinë e Maliqit për dhunën e ushtruar ndaj tij nga personi që e kishte marrë në punë.

Në verifikimet që ka bërë policia në sistem, ka rezultuar se Violand Braçellari ishte në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve dhe trafikimin e tyre. Është ngritur menjëherë grupi i punës dhe janë angazhuar 40 efektivë. Në drejtim të operacionit ka qenë vetë drejtori i Policisë Vendore të Korçës, dy nëndrejtorë, dy shefa komisariatesh, si dhe struktura të Shqiponjave dhe të Rendit. Efektivët kanë shkuar në zonë dhe kanë bërë rrethimin, duke ecur për disa orë në këmbë për shkak të terrenit të thyer. Ata kanë kërkuar që ai të dorëzohej.

Kur ka parë se ishte i rrethuar nga strukturat e rendit, ai ka hapur zjarr në drejtim të tyre, duke qëlluar me kallashnikov. Dy prej plumbave kanë prekur një 34-vjeçar, të cilit i shkaktuan vdekjen. Po ashtu, një efektiv tjetër, Edison Adri, ka mbetur i plagosur nga një plumb në pjesën e nofullës”, tha gazetarja.

Gazetarja Daci sqaroi gjithashtu se autori, Violant Braçellari, ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë vetëm për tre ditë gjatë vitit 2004 dhe më pas është larguar, çështje për të cilën ka pasur edhe një procedim penal.

“Është folur gjatë ditës së sotme se 43-vjeçari ka qenë pjesë e forcave komando. Në vitin 2004, Braçellari ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura për pak ditë dhe më pas është larguar. Për këtë çështje ka pasur edhe procedim penal”, shtoi gazetarja.

Përveç bagëtive, në stan Baçellari merrej edhe me kultivimin e fruta-perimeve në sera. Deri më tani, nga policia nuk ka pasur asnjë informacion se autori merrej me veprimtari të tjera të paligjshme, sqaroi Daci.

Efektivi i plagosur, 36 vjeç, ka marrë plagë në pjesën e nofullës dhe ndodhet në Spitalin e Traumës. Në të njëjtin spital po merr trajtim mjekësor edhe autori, i cili, nga kundërpërgjigjja me armë zjarri e policisë, ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut.

Heshtja e opozitës për Zvërnecin, Bushati nuk përmbahet: Berisha po del idiot noterik! Ti thua kapin ndonjë lek, po një opozitë, duhet të marrë pushtetin, të kapë më shumë lekë

0

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se me qëndrimin për protestën e qytetarëve dhe për Zvërnecin, Sali Berisha po shfaqet si “idiot noterik” pasi po bie dakord me diçka që i shërben kryekëput Edi Ramës. 

“Berisha del idiot noterik. Një gjë që i shërben Ramës nga fillimi deri në fund, fillon, vjedh, ble media, ushqen oligarkët e vet, bën lobing në Amerikë, me llokmë Shqipërie forcon pushtetin e vet. Është në të drejtën e vet të sillet kështu. Ajo që bën Flamuri, Saliu, Strazimiri, që e dëgjova dhe thoshte po na pushtojnë transgjinorët dhe merremi me Zvërnecin, opozita ka kaluar në një debilizim të frikshëm, të futur brenda një vazo…

Ti thua kapin ndonjë lek, po një opozitë, edhe po të ketë qëllim të kapë lekë, duhet të marrë pushtetin, të kapë më shumë lekë. Frika ime është, që Saliun edhe për shkak të izolimit dhe moshës, e gënjejnë që do të heqë Kushneri non-gratën dhe e kanë futur në kurth, ndryshe nuk e shpjegoj dot këtë sjellje idioteske të opozitës. Nuk është çështje e moralit të opozitës. Frika imë është që bashkë me moralin, kanë humbur nuhatjen për të kuptuar pulsin e shoqërisë. Kjo opozitë nuk di të lexojë më se çfarë pulson shoqëria”, deklaroi Bushati.