Home Blog Page 20665

“Zhgënjen” de-euroizimi, ç’ndodh me depozitat dhe kreditë në valutë

1
Multiple denomination euro banknotes are arranged for a photograph inside a Travelex store, operated by Travelex Holdings Ltd., in London, U.K., on Monday, Jan. 12, 2015. The euro approached a nine-year low against the dollar as European Central Bank officials fueled speculation the institution will start a program of government-bond buying as early as next week to stave off deflation. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg

Sistemi financiar në vend është treguar joelastik ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për deuorizimin të marra në fillim të vitit të kaluar. Bilanci i deeuroizimit duket të jetë zhgënjyes sipas një analize të Bankës së Shqipërisë për zhvillimet deri në fund të vitit 2018.

Bazuar në ecurinë e treguesve të përzgjedhur gjatë gjashtëmujorit të dytë 2018, vërehet se lëvizjet në shumicën e tyre sugjerojnë një ulje të përdorimit të valutës në sistemin financiar, megjithatë, madhësia e lëvizjes së vlerave të treguesve, në të gjitha rastet, është shumë e vogël, analizon banka e Shqipërisë.

Në këto kushte, ekspertet e BSH gjykojnë se është e parakohshme dhënia e një vlerësimi për ndikimin e masave të deeuroizimit të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, dhe rishikimi i rregullt i tyre mbetet i rëndësishëm.

Sistemi financiar shqiptar vijon të paraqesë nivele të larta të euroizimit, të cilat reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare. Në këto kushte, marrja e masave për të kontrolluar dhe ulur këto nivele, në mënyrë graduale, është e nevojshme.

Për këtë arsye, mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë fton edhe palët e tjera nënshkruese të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare.

Në fund të gjashtëmujorit të dytë 2018, depozitat në valutë shënuan 53.6% të totalit të depozitave të klientëve, krahasuar me 53.2% që ishin në fund të qershorit 2018 dhe 52.3% një vit më parë. Rritja e lehtë prej 0.4 pikë përqindjeje gjatë këtij gjashtëmujori është në linjë me vlerat historike të treguesit që është luhatur rreth nivelit 53%.

Për sa i përket shpërndarjes së treguesit të depozitave në valutë, edhe për gjashtëmujorin e dytë 2018, vërehet se gjysma e bankave të sistemit bankar e kanë këtë tregues mbi 50%, duke i bërë ato subjekt të normës më të lartë të rezervës së detyrueshme (20%) për pjesën e depozitave në valutë mbi nivelin 50%. Si rezultat, pritshmëritë janë që raporti i depozitave në valutë ndaj depozitave të përgjithshme, për bankat që e kanë këtë raport mbi vlerën 50%, të vijë në rënie. Aktualisht rezulton se 7 nga 14 banka të sistemit janë mbi nivelin 50%, me nivelin maksimal prej 61.5%.

Në stokun e kredive të sistemit financiar mbizotërojnë kreditë në valutë, të cilat kanë shënuar nivelin 56.6% në fund të dhjetorit 2018, me rënie në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të kaluar dhe i pandryshuar me një vit më parë.

Ndër kreditë në valutë, kreditë më të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit janë ato ku të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e kredisë (kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit).

“Zhgënjen” de-euroizimi, depozitat dhe kreditë në valutë nuk ulenNë fund të dhjetorit 2018, këto kredi përbëjnë 43.2% të kredive në valutë, krahasuar me 42.8% në fund të qershorit 2018 dhe 43.5% një vit më parë. Ecuria e treguesit është ndikuar nga rritja e numëruesit dhe rënia e emëruesit. Me gjithë këtë rritje të lehtë krahasuar me fundin e qershorit 2018, treguesi gjendet pranë vlerave më të ulëta historike.

Dua Lipa shkëlqen në British Awards 2019

1

Në mbrëmjen e British Awards 2019 këngëtarja Dua Lipa është shpallur fituese e kategorisë “Best Single” me hitin e saj “One Kiss”.

Ajo që ra në sy tek të gjithë ishte fustani special i saj. Këngëtarja e famshme zgjodhi të vishte një fustan ngjyrë blu të mbushur me yje dhe me një fjongo të madhe prapa. Kam zgjedhur këtë fustan në nder tw 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i cili u festua disa ditë më parë.- u shpreh ajo.

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

3

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit.

Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një sëmundjeje serioze, thonë ekspertët.
Mjekët shpjegojnë se dhimbja e kokës mund të jetë simptomë e një çrregullimi organik por edhe shenjë e një problemi më të komplikuar.

Dy Llojet E Dhimbjeve Të Kokës
Ekspertët shpjegojnë se njerëzit mund të vuajnë nga një ose dy lloje të dhimbjeve të kokës.

Bëhet fjalë për dhimbjet si pasojë e tensionit të gjakut në të dyja rastet, i ulët apo i lartë, ose ato si pasojë e enjtjes së enëve të gjakut përreth kokës.

Ndonjëherë, këto dhimbje tregojnë se një aspekt i përditshmërisë suaj po shkakton stres ose lëndim të organizmit.

Ushqyerja e pamjaftueshme, dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhimbjeve të kokës.

Ekspertët thonë se nëse njeriu përballet me dhimbje të shpeshta të kokës duhet të frenohet nga dëshira për të marrë ilaç dhe të hetojë arsyet e dhimbjeve.
Studentët për shembull përballen shpesh me dhimbje të vazhdueshme të kokës sepse nuk janë të rregullt me ushqimin.

Migrena Është Një Dhimbje E Ndryshme
Dhimbjet e migrenës ndryshojnë nga dhimbjet e zakonshme të kokës.

Njerëzit që vuajnë nga migrena shprehen se ndihen sikur kanë një çekan në kokë që godet në mënyrë të përsëritur.

Dhimbjet e migrenës zakonisht janë në një anë të kokës dhe shoqërohen me të përziera.

Si Të Dalloni Nëse Vuani Nga Migrena
Shenjat paralajmëruese të migrenës janë të shumëta dhe zakonisht përfshijnë:

Turbullim të shikimit,

Vështirësi në artikulim,

Aromë të paqenë portokallesh,

Konfuzion,

Të përziera,

Mungesë oreksi,

Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës së fortë dhe zhurmave.

Nxitësit e dhimbjeve të migrenës nga ana tjetër ndryshojnë në varësi të individit, por më të përhapurat janë:
Ushqime të caktuara,

Aroma të forta,

Depresioni, ankthi dhe probleme me humorin,

Shmangia e marrjes së ilaçeve në kohë,

Niveli i ulët i sheqerit në gjak,

Ndryshimet e papritura të motit,

Dritat e forta,

Ndryshimet hormonale.

Nëse përjetoni 3 ose 4 dhimbje koke në javë dhe merrni doza të larta ilaçesh kundër dhimbjes, duhet të shkoni tek mjeku sa më parë.

AgroWeb.org

Çfarë duhet të dimë rreth sëmundjes së Alzheimerit

2

Nga Dr.Entela Basha

Demenca është një sëmundje që karakterizohet nga një rënie progresive e funksioneve të larta të trurit në një ose më shumë fusha siç janë: të mësuarit, kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive dhe vëmendja, duke cënuar pavarësinë funksionale të individit. Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën e moshuar. Në të gjithë botën numërohen 47 milion njerëz të prekur nga demenca. Me rritjen e jetëgjatësisë po shtohet ndjeshëm numri i pacientëve me demencë. Që të dyshosh se je i sëmurë me Alzheimer mjaftojnë të dhënat klinike, në të paktën një nga fushat e mëposhtme: të mësuarit dhe kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive, vëmendja, funksionet motore dhe perceptuese. Humbja e funksionit vlerësohet duke u krahasuar me gjendjen paraardhëse të individit dhe defiçitet konjitive duhet të ndikojnë në jetën e përditshme të tij. Ka dhe disa forma më të rralla të Demencës si: paraliza supranukleare progresive, sëmundja e Huntingtonit, demenca e lidhur me abuzimin nga alkooli etj. Pjesa më e madhe e pacientëve nuk paraqiten në spital për çrregullime të kujtesës, ndërkohë janë familjarët e tyre që detyrohen t’i sjellin për vlerësim si rrjedhojë e çrregullimeve të kujtesës. Pacientët me demencë kanë vështirësi në: Marrjen dhe përpunimin e informacioneve të reja (vështirësi në kujtimin e ngjarjeve)
Kryerjen e veprimeve të vështira (balancimin e objekteve)
Llogjika (vështirësi socializimi me të panjohur)
Çrregullime të orientimit (harrojnë vendndodhje dhe ambiente të njohura)
Gjuha (vështirësi në gjetjen e fjalëve)

Sjellja

Alzheimeri duhet dalluar nga simptomat e humbjes se kujtesës apo çregullime të sjelljes dhe të personalitetit, të cilat janë joprogresive ose të nxitura nga një sëmundje sistemike, medikamente, çregullime psikiatrike, apo patologji organike të trurit. Ç’rregullimet e funksioneve të larta të trurit karakterizohen nga çrregullime të kujtesës, por që nuk ndikojnë në funksionimin normal. Këta subjekte kanë risk më të lartë të shfaqin demencë me kalimin e viteve. Vlerësimi i pacientëve me çrregullime të kujtesës, që mund të jetë një shenjë paralajmëruese për shfaqjen e demencës, nuk mund të bëhet në një seancë vlerësuese të vetme.

Vendosja e diagnozës.

Vlerësimi në vazhdimësi merr rëndësi shumë të madhe, ku krahasimi i testeve të vlerësimit të funksioneve të larta të trurit të çon drejt diagnozës. Mjaft e rëndësishme është marrja e historisë me kujdes, vlerësimi i medikamenteve të përdorura që ndërhyjnë në funksionet superiore, ekazaminimi objektiv dhe neurologjik, vlerësimet laboratorike dhe imazherike, janë kriteret që përjashtojnë shkaqet e mundshme të demencave ose konfirmojnë diagnozën. Një diagnozë e saktë na ccon drejt mjekimit të duhur.

Në çdo formë të demencës, duhet vlerësuar konjicioni me teste specifike. Testi më i hershëm dhe më i shpeshtë është MMSE (mini mental state examination). Testi është i realizueshëm për 7-10 min dhe me anë të tij vlerësohet: orientimi, përfshirja, vëmendja, përllogaritjet matematikore, çrregullimet gjuhësore. Vlerësimi maksimal është 30 pikë dhe kufiri minimal është vendosur 24 pikë, që nënkupton se nën 24 pikë pacienti ka rrezik për të shfaqur demencë. Vlerësimi përshtatet me nivelin arsimor dhe social të pacientit në ekzaminim.

Vlerësimi imzherik me anë të rezonancës magnetike është i domosdoshëm pasi evidenton atrofinë fokale ose të gjeneralizuar, si dhe lezionet e substancës së bardhë. Ekzaminimet imazherike funksionale (FDG-PET, fMRI, perfusion MRI, or SPECT) evidentojnë zona me metabolizëm të ulur dhe hypoperfuzion në AD.