Home Blog Page 20667

EMRAT/ Mbi 100 vjedhje dhe 1 milion euro xhiro, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

4

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policies italiane, nën akuzën e mbi 100 raste vjedhjesh e grabitjesh, aktivitet ky i shtrirë në disa zona të shtetit fqinj, kryesisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos.
Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit funksiononin si një bandë e strukturuar, e cila përmes këtij aktiviteti të paligjshëm ka përfituar mbi 1 milion euro.
Tre të rinjtë e arrestuar janë: Darjel Prushi, i lindur në Krujë, Nikoll Dobrozi i lindur në Mamurras dhe Edmond Et’hemaj, i lindur në Peqin, raporton Treviso Today..
Gjithashtu grupi i shqiptarëve i cili u shkatërrua gjatë ditës së sotme, kryente edhe vjedhje argjendarish dhe prej aty merrnin bizhu me vlerë të madhe.

Hetimet mbi këtë grup kanë nisur pas grabitjes së ndodhur më 27 dhjetor 2018, kur banda ka hyrë në një apartament dhe kanë marrë me vete kasafortën e blinduar, Brenda së cilës gjendeshin ar me vlerë 30 mijë euro, një pistoletë Smith and Wesson, kalibri 38mm, një pistoletë gjysmëautomatike Brownling kalibri 33 mm dhe tre pushkë.

Analisti humb durimin në emision: Na çatë b..thën, më lini të flas

2

Analisti Andi Bejtja ka humbur durimin gjatë debatit në emisionin Opinion.
Teksa i është drejtuar gazetarëve, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza dhe Iris Luarasi ai u ka thene atyre: ‘Na çatë b..thën. Më lini të flas’.

Bejtja ishte duke folur për djegien e mandateve dhe çfarë ndodh më pas, por është ndërpre nga pedagogia Iris Luarasi, ai ka shpërthyer dhe ka përplasur shishen.

‘Nuk ndërpreva njeri.. Më lini të flas se më çat b…ythën’, u shpreh Bejtja i revoltuar.

Ai e ka ndërprerë analizën, ndërkohe që Luarasi tha se Bejtja nuk po e menaxhon nervozizmin dhe po na godet me shishe.

Horoskopi për ditën e sotme, 22 shkurt

4

Dashi:

Parashikohet një ditë, gjatë së cilës duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat tuaja. Do ju duhet të menaxhoni një situatë nervozizmi dhe mundimi. Nëse keni përkrah dikë, përfitoni dhe kaloni më shumë kohë bashkë. Shtyjini për më vonë problemet që mund të presin.

Demi:

Horoskopi i kësaj të premte sugjeron që ta shfrytëzoni më mirë këtë ditë, për të planifikuar diçka të bukur për fundjavën. Në dashuri është e rëndësishme që të bëni zgjedhje të arsyetuara mirë. Bëni mirë të rrini me këmbët në tokë.

Binjakët:

Do të keni mundësi të shumta për të riparuar disa shkëputje në raportin në çift. Fundjava duhet shfrytëzuar për të rikuperuar energjitë psikofizike. Angazhimi maksimal në punë, nuk ju ka lënë kohë për dashurinë. Bëni mirë që të rishikoni prioritetet tuaja.

Gaforrja:

Do të jetë një ditë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Qëndroni sa më larg provokimeve pasi mund të humbni toruan. Në dashuri, duhet të jeni më shumë të përkushtuar.

Luani:

Parashikohet një fundjavë e mbushur me mundësi. Shfaqja e ndjenjave ndaj personit që keni pranë do ju bëj të ndiheni mirë. Në dashuri, duhet të tregoni kujdes me personat e komplikuar. Ndërsa nëse jeni në një histori të qëndrueshme, mund të vijoni qetësisht.

Virgjëresha:

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një e premte plotë me të reja. Saturni do të jetë në anën tuaj. Mos iu shmangni ndryshimeve vetëm prej frikës, pasi rrezikoni që të humbni emocione të bukura. Nëse jeni vetëm, kjo ditë parashikon mundësi të shumta për njohje të reja.

Peshorja:

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Gjatë fundjavës mund të përballeni me disa situata në pritje. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni nevojën për të riparë situatën tuaj dhe dyjëzimin mes punës.

Akrepi:

Do të jeni gjithë ide të reja për të ardhmen, të cilat do nisni që ti vini në jetë qysh gjatë fundjavës. Nëse ka persona apo situata që ju shqetësojnë, ky është momenti për qartësim. Mërzia mbetet armikja për të lindurit e kësaj shenje.

Shigjetari:

Gjatë kësaj fundjave duhet të shkëputeni nga çdo ngarkesë. Do të jeni të mbushur me konfuzion dhe nervozizëm si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit, shkruan noa.al. Do të përballeni me disa vështirësi ekonomike, ndaj mbani nën kontroll shpenzimet.

Bricjapi:

Në sferën profesionale do të keni konfrontime. Të bërit e çdo gjëje vetëm është rruga që të mëson se asgjë nuk është e pamundur. Venusi do ju ofrojë mundësi të shumta sa i takon sferës së ndjenjave. Bëni kujdes ndaj personave të shenjës së dashit, gaforres dhe shigjetarit, pasi mund të keni probleme.

Ujori:

Gjatë kësaj dite duhet t’iu përkushtoheni më shumë çështjeve familjare. Duhet të rrini sa më larg një tensioni të akumuluar në punë. Lodhja mund t’iu pengojë të bëni gjithë çfarë dëshironi.

Peshqit:

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një fundjavë e frytshme. Ankthi dhe tensioni i akumuluar gjatë ditëve të fundit do të zhduket dhe ju do e gjeni veten më të fuqishëm. Do të kaloni çdo pengesë, pavarësisht se do tentojnë që t’iu vendosin shkopinj nën rrota. Nëse në punë keni një projekt me rëndësi, mundohuni ta shtyni për pak më vonë.

Pse mbërritëm deri këtu?

0

Nga Jamarbër Malltezi

Situata aktuale është krejtësisht anormale, por nuk është aksidentale. Kjo situatë është pasojë e një procesi të rëndë antidemokratik , që gradualisht ka çuar në asgjësimin e shtetit ligjor apo në kapjen e çdo institucioni të këtij shteti nga një njeri i vetëm, jashtë çdo parimi demokracie, pa asnjë votim apo mendim ndryshe.

Deri këtu mbërritëm pasi Rama kërkoi me çdo çmim të sigurojë çdo pushtet dhe çdo zyrë në këtë vend. Edhe kur këtë uzurpim pushtetesh ia ndalon Kushtetuta, atëherë, ai nga njëra anë asgjësoi fare Gjykatën Kushtetuese dhe askush nuk çon dot asnjë paudhësi të Ramës të gjykohet për kushtetutshmëri, ndërsa nga ana tjetër, bleu me shumë para ndërkombëtarët që të thonë një fjalë të mirë si biçim “nuk u bë kiameti se u shkel Kushtetuta edhe kësaj here”. Këtë e pamë shumë herë kur njerëzit e Soros të darovitur me pushtet diplomatik deklaruan haptas shprehje anormale dhe antidemokratike si, “le ta marrë drejtësinë në dorë Rama, meqë fitoi zgjedhjet”, ose “nuk ka nevojë për votat e opozitës për Reformën në Drejtësi”, ose “qeveria ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën pa pyetur Parlamentin, në raste të veçanta”, më tej në gatitjen e disa drafteve të Reformës në Drejtësi, që u konsideruan “Kapje e Drejtësisë” nga Komisioni i Venecias, apo në dërgimin e përkthimit të falsifikuar në Komision të Venecias.
Jemi në pikën kur një njeri (jo një forcë politike, por një njeri i vetëm me disa shokë të vetë – sipas socialistes A. Dade) ka zaptuar çdo institucion, qoftë edhe kushtetues, të pavarur të vendit dhe nuk pyet për rregulla loje. Të njëjtën gjë bëri edhe Hitleri, edhe Enveri dhe të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot shumë diktatorë në botë.

Opozita thjesht tani ka vendosur t’i heqë edhe fasadën dhe të tregojë hapur mungesën e shtetit ligjor.
Në thelb, sot po shihen pasojat e blerjes së zgjedhjeve të 2017-ës. Atëmot, çdokush pohonte që Rama bleu zgjedhjet, POR nuk kishim fakte të pakundërshtueshme. Sot i kemi falë përgjimeve të qeverive të huaja, që kishin hallin e tyre me drogën nga Shqipëria (të cilën ambasadorët e Soros nuk e shihnin dot), që po përmbyste Gjermaninë. Edi Rama vijon të mohojë se e ka grabitur pushtetin me paratë dhe influencat e krimit dhe të drogës. Mohoi ekzistencën e dosjes “339”, ku vetëm nga përgjimi i një bande kriminale, rezulton se Edi Rama ka blerë vota dhe mandate deputetësh në 4 qarqe të vendit.

Protesta e opozitës/DW u kërkon falje teleshikuesve, Qeveria shqiptare bllokoi papritur sinjalin telefonik

3

Në protestën e opozitës ishin të pranishme shumë media të rëndësishmë europiane, ku mes tyre spikati edhe televizioni i financuar nga qeveria gjermane “Deutsche Welle”. Megjithatë, ndërprerja e sinjalit nga kompanitë telefonike me kërkesë të AKEP-it, ka bërë DW të mos e transmetoj direkt protestën, duke u kërkuar kështu falje teleshikuesve të saj. “Të nderuar miq të DW-së, korrespondentet tona që ndjekin zhvillimin e protestës në Tiranë na njoftojnë se nuk kanë mundësi kontaktimi ‘live’, sepse ne zonat e protestës duket se është bllokuar çdo valë interneti dhe telefonike”, shkruan DW.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe gazetarja e DW, Anila Shuku, që shkruan se bllokimi i valëve ishte i papritur. “Sa keq, korrespondentja jonë Elona Elezi, nuk raporton dot live nga protesta, sepse policia i ka bllokuar te gjitha sinjalet telefonike në zonën e protestës#protestat.#Tirana Dhe sigurisht, që ky lajm na erdhi krejt papritur”, përfundon Shuku.