Home Blog Page 20668

Maqedoni: Në kërkim të kandidatit konsensual për president

4

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje me partitë e koalicionit për një kandidat të përbashkët për president në zgjedhjet e 21 prillit.

Pas takimit me kryetarët e dy partive shqiptare që janë pjesë e qeverisë, asaj të Alternativës dhe Partisë Demokratike Shqiptare, kryeministri Zaev ka thënë se këto dy parti kanë mbështetur qëllimin e tij që të dilet me një kandidat të vetëm për president i pranuar nga të gjitha partitë që përfaqësojnë entitete të ndryshme. “Takimet janë të frytshme, pasi besojnë se kjo që propozojmë është në dobi të qytetarëve. Presidenti i ri do të jetë i njëjtë për të gjithë, do të jetë president që do t’i shërbejë qytetarëve”, është shprehur kryeministri Zaev.

Ahmeti: Maqedonia ka nevojë për president konsensual

Për rëndësinë e daljes së partive qeverisëse me një kandidat të përbashkët apo konsensual ka folur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai thotë se arritja e një marrëveshjeje për kandidat të përbashkët për president do të ishte në dobi të shtetit. “E rëndësishme është që të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve të vendit, por edhe porosia, e cila do të jepet të jetë edhe në dobi të shtetit, si dhe të partivë politike që përfaqësojnë”, vlerëson Ali Ahmeti.

Kryetri i Alternativës, Afrim Gashi vlerëson se për partinë e tij nuk është me rëndësi nëse kandidati është partiak apo jo, por me rëndësi është që ai të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve të vendit. “Ka frymë pozitive për kandidat të përbashkët të partive politike dhe kjo është gjë shumë e mirë. Për ne nuk është me rëndësi, nëse do të jetë kandidat partiak ose mbipartiak. Për ne me rëndësi është që kandidati t’i përfaqësojë qytetarët e të gjitha përkatësive etnike dhe fetare. Kandidati që do të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe që nuk do jetë shprehur kundër ndonjë përkatësie të qytetarëve”, deklaron Gashi.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se do të ishte mirë të nominohet kandidat i qeverisë, sepse me këtë hap do të vazhdohet normalizimi i kësaj politike. “Biseduam për disa emra, por e lamë të kthehemi në partitë tona, të bisedojmë me strukturat tona dhe pastaj së bashku të vendosim, cili është emri që renditet më lartë”, deklaroi Thaçi.

Opozita shqiptare ende pa qëndrim për kandidatin për president

Bisedimet për kandidat konsensual kryeministri Zaev do t’i vazhdoj edhe me partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Besën. Ai është optimist se ata pozitivisht do të prononcohen për këtë qasje të shtrirjes së dorës. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se mosbashkëpunimi i partive politike shqiptare ka pasoja. Aleanca nuk ka synim ta fitoj BDI-në, por angazhohet që t’i bëjë fitues të gjithë shqiptarët, dhe kjo sipas Selës do të arrihet kur Aleanca do të marrë legjimitetin dhe punën e parë që do të bëjë është ftesa për tryezën e partive politike shqiptare, ku do të merren bashkarisht vemdime, me të cilat do t’i bëjnë fitues të gjithë shqiptarët.

Në zgjedhjet e gjashta presidenciale të caktuara më 21 prill VMRO-DPMNE opozitare do të garojë me profesoreshën Gordana Siljanovska-Davkova, e cila është zgjedhur me shumicë votash në Konventën e partisë.

Pa votën e shqiptarëve vështirë të zgjidhet presidenti

Analisti Naser Zyberi thotë se ka indikacione se partitë nga shumica parlamentare do të merren vesh që të mbështesin një kandidat të përbashkët. “Në rrethin e parë do të mblidhet një korpus serioz, i cili do të qëndroj prapa atij kandidati. Mendoj se partitë e tjera do ta mbështesin kandidatin e LSDM “, thotë Zyberi. Analisti Petar Arsovski vlerëson se një kandidat për president që do ta ketë mbështetjen e më shumë partive politike do të mund të llogarisë në rezultate pozitive në garën presidenciale.

“Në zhvillimin politik të Maqedonisë barriera midis votës maqedonase dhe asaj shqiptare tani më nuk është aq fort e ndarë si më parë. Kjo u vërejt edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare kur votuesit shqiptar mbeshtetën LSDM. Nëse kandidati dhe platforma është korrekte dhe nëse prapa tij ka një vizion dhe ide të qartë, ky kandidat do të kalojë shumë mirë si te maqedonasit po ashtu edhe tek shqiptarët”, vlerëson Arsovski.

Edhe për analistin Albert Musliu ka ndryshuar dukshëm atmosfera në shoqëri. Sipas tij nuk do e habiste fakti, se një kandidat i përbashkët edhe po të jetë edhe shqiptar do të mund ta merrte përkrahjen edhe tek votuesit maqedonas. “Maqedonia po hyn në një fazë, ku këto çështje seriozisht mund të gjejnë përgjigje pozitive. A është momenti tani, nuk e di, por jam i sigurt se në këtë drejtim po lëvizim. Fitorja e kandidatit të ardhshëm për president nuk do të varet nga fakti se kush do ta nominojë por edhe nga personaliteti i tij”, vlerëson Musliu.

Rama nis tërheqjen: Dorë e shtrirë për dialog me opozitën

1

Për 32 minuta foli kryeministri Edi Rama, pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve, shpesh kontradiktor e shpesh me tërheqje.

Duke pranuar se “nuk është i dërguar nga qielli” dhe se kjo nuk është “Shqipëria që duhej të ishte”, kryeministri shfaqi edhe disa shenja tërheqjeje.

Rama u shpreh se qeveria i shtrin dorën e dialogut opozitës. “Gati të dialogojme me shpejt se heret e kaluara”, tha ndër të tjera kryeministri.

“Dora e bashkëpunimit me opozitës, pavarësisht vetëpërjashtimit të saj ekstrem nga jeta parlamentare, është e shtrirë dhe do mbetet e shtrirë. Por kjo do ketë kohën e vet të diskutimit.

Jeta parlamentare e atyre që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta politike vazhdon. Kjo shumicë qeverisëse do të vazhdojë punën jo sikur s’ka ndodhur asgjë, por na ngarkon në një përgjegjësi më të madhe për udhëheqjen me largpamësi dhe maturi të vendit.

Dallimi nga sot është se ata që ikiën do të bëjnë çmos të përçajnë më shumë, ne që jemi këtu do bëjmë çmos që të bashkojmë më shumë”, mbylli fjalën e tij Rama.

Skandal me pasaportat në Ministrinë e Jashtme. U transportuan në çanta rrobash, si u vodhën në Athinë

1

Policia greke e Kakavijës ka bllokuar një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga Ministria jonë e Jashtme.

Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë që të merrnin pasaportat e reja. Por mënyra skandaloze se si ato u transportuan nga Ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë, hodhi në erë këtë procedurë.

Pasaportat e reja të përgatitura nga kompania koncesionare Aleat, ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportojmë rroba dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë, ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.
Por gjatë kontrollit të Policisë greke në Pikën Kufitare të Kakavijës, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar.

Burime nga agjencia e transportit të udhëtarëve thanë për gazetën “Panorama” se Policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit si të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare.

Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për udhëtarët e autobusit, të cilëve po u bëhej e pamundur lëvizja drejt Greqisë. Shoferi ka sqaruar autoritetet greke se ishte një dërgesë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, dërguar ambasadës sonë në Athinë me pasaportat e reja të bashkëkombësve tanë. Të çuditur për këtë lloj ngarkese dhe nën dyshime të forta ndaj shoferit, Policia greke ka hyrë në kontakte me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, nga e cila kërkoi që të kontaktonte homologen e saj në Tiranë. Pas disa orësh, situata është sqaruar, shoferi është lënë i lirë të vazhdojë rrugën me autobusin e tij, por çantat me pasaporta janë bllokuar në Kakavijë deri në mbërritjen e punonjësve diplomatikë të autorizuar për tërheqjen e tyre.

Sipas Konventës së Vjenës, e cila përcakton qartë se si bëhet transportimi i materialeve diplomatike, dy janë rrugët e transportit të tyre: përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike CD dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik. Gjithmonë pakoja diplomatike ka firmën e një kutie të stampuar, me elementë sigurie dhe tregues dhe duhet të ketë letër shoqëruese. Në asnjë pikë të nenit 27 të Konventës së Vjenës nuk thuhet që pakot diplomatike mund të dërgohen me autobusë të udhëtarëve dhe të pashoqëruar nga korrierë diplomatikë. Gazeta “Panorama” kontaktoi konsullin tonë në Janinë, Pervin Gjikuria, i cili nuk e mohoi bllokimin e pasaportave nga Policia greke, por e cilësoi si një procedurë në vijim që po ndiqet.

“Është vetëm një proces, i cili është në vijim dhe që do të zgjidhet për shumë pak kohë. Nuk kemi të bëjmë me sekuestrim, por vetëm me verifikim. Sepse ka një procedurë të caktuar se si kalojnë dokumentet e kësaj natyre nga një shtet në një tjetër. Nuk ishte postë diplomatike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, u shpreh konsulli Gjikuria. Por peripecia me pasaportat nuk ka mbaruar në Kakavijë. Një pjesë e tyre janë vjedhur në Athinë. Pasi një punonjës i ambasadës sonë në Athinë e tërhoqi nga Kakavija këtë dërgesë me pasaporta të Ministrisë së Jashtme, makina ku ndodheshin pasaportat është vjedhur në një parkim në Athinë.

Si pasojë, janë vjedhur dhjetëra pasaporta të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Përtej skandalit për sigurinë e dërgesës diplomatike që është bërë jashtë çdo standardi ndërkombëtar, vjedhja e pasaportave ka dhe një kosto shumë të lartë, pasi shqiptarët që kanë aplikuar për to kanë paguar nga 150 euro dhe është e paqartë se kush do të paguajë riprodhimin e pasaportave të reja, pa marrë parasysh këtu dhe vajtjen e tyre përsëri për të aplikuar pranë shërbimeve tona konsullore në Greqi, në Athinë, Selanik dhe Janinë. Marrë nga Panorama

Ja 16 skuadrat e kualifikuara në Europa League

2

Përfunduan ndeshjet e mbrëmjes ditën e sotme në Europa League. Janë 7 skuadra që kanë siguruar kualifikuar në fazën tjetër të Europa Leagues. Kualifikimin në fazën tjetër e arritën edhe dy skuadrat tjera të mëdha si, Arsenal dhe Napoli. Në këtë mënyrë janë kompletuar emrat e 16 skuadrave të kualifikuara: Sevilla, Arsenali, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Napoli, Salzburgu, Valencia, Villarreali, Zeniti, Inter, Chelsea, Slavia Prague, Dyn. Kyiv, Rennes, Benfica dhe Krasnodar.

 

 

 

Çfarë po ndodh në Tiranë? Mediat e huaja jehonë krizës politike

1

Gazetat dhe televizionet më prestigjioze në botë kanë kthyer vëmendjen ditën e sotme nga Shqipëria, aty ku opozita dhe qytetarët protestonin për herë të dytë Brenda një jave kundër qeverisë “Rama”.

“Në Shqipëri protesta kaq të mëdha nuk shiheshin që kur populli rrëzoi regjimin e Enver Hoxhës në vitin 1990”. Kështu e nis kronikën e sotme televizioni italian Rai2, që raporton për protestën e sotme të qytetarëve shqiptarë në Tiranë.

Sipas gazetarit që ka raportuar direkt nga Tirana, qytetarët protestojnë kundër një qeverie të kapur nga krimi dhe droga. Televizioni italian vë në dukje faktin se shumë shqiptarë kanë ardhur nga jashtë për të protestuar kundër qeverisë.

“Mijëra protestues, mbështetës së opozitës shqiptare, rrethuan godinën e parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”. Kështu e nis artikullin për protestën e sotme të opozitës gjiganti mediatik britanik “Daily Mail”. Nga ana tjetër, media në fjalë i bën jehonë edhe faktit që parlamenti ishte i rrethuar me tela me gjemba, ndërsa seancë plenare u anulua.

“Qindra policë dhe tela me gjemba ishin mbrojtën parlamentin nga protestuesit, ndërsa sesioni parlamentar I së enjtes u anulua”, shkruan ‘Daily Mail’. Deputetët e opozitës, pjesë e partisë së qendrës së djathtë të Lulzim Bashës, firmosën djegien e mandateve dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme, vijon shkrimi.

“Ne do të drejtojmë një proces paqësor dhe demokratik për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri’, citon “Daily Mail” kren e PD-së.

Qeveri socialiste, e cila ka 74 nga 140 ndenjëse në parlament nuk ka komentuar, ndërsa gazeta britanike përmend në artikull edhe deklaratat e Federica Mogherinit, Johannes Hahn, ambasadës amerikane në Tiranë, të cilat kërkuan protesta paqësore.

“Shqipëria shpreson të përfitojë këtë vit hapjen e negociatave me BE”, mbyll artikullin ‘Daily Mail’.

Ndërkohë protesta është trajtuar edhe nga gazeta prestigjioze gjermane Deutsche Welle, duke përmendur masat e marra për mbarëvajtjen e saj si dhe duke përmendur thirrjet e bëra nga ndërkombëtarët që të shmanget dhuna.

“Shtatë kordonë me policë kanë rrethuar të (21.02.2019) Parlamentin për ta mbrojtur atë nga aktet e mundshme të dhunës, në protestën e dytë masive të paralajmëruar të opozitës.

Thirrjet nga faktori ndërkombëtar për shmangien e akteve të dhunës dhe zhvillimin paqësor të protestës vijojnë edhe sot duke iu adresuar të gjitha palëve: organizatorëve, protestuesve dhe qeverisë’, -shkruan DW.

Edhe Zëri i Amerikës i ka dhënë një hapësirë jo të vogël kësaj proteste për të cilën shkruan se ajo u mbyll pa incidente, ndërkohë që trajton edhe rrethimin e Parlamentit nga telat me gjemba.

“Është mbyllur pa incidente protesta e sotme e opozitës, e cila nisi para parlamentit, i rrethuar gjatë natës me tela me gjemba, ndërsa qindra forca policie ishin angazhuar pas informacione që policia tha se kishte “për organizimin e akteve të dhunshme, me synim hyrjen në sallën e parlamentit”.

Seanca normale e së enjtes, ishte shtyrë me një vendim të kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi. Gjë që sipas opozitës dëshmon se tanimë “parlamenti ka rënë’, shkruan Zëri i Amerikës. Nuk kanë munguar raportimet as nga mediat greke, turke etj.