Home Blog Page 20670

Edi Ramës t’i ndalohet me ligj politika

2

Nga Kim Mehmeti

Shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si Kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten!

Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individ me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan! Pra si të tillë ata çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politik, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre.

Politikanët e tillë bëjnë çmos që paturpësinë dhe krimin ta ngrenë në vlerë politike, me çka debatin politik e zbresin në nivel të zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordele!

Dhe ndodh që politikanët e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotik për perëndimorët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendin që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ato të qenit besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin!

Shqiptarisë nuk i mungojnë as burrështetas të llojit të Presidentit të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private!

Dhe duke e konsideruar vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshëm për popullin , por parajsë për të afërmit e tyre!

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI-së, të cilët besojnë se posa e vë kravatën e politikanit, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës!

Dhe politikanët e tillë jo vetëm që e marrin në qaf popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: tu takojë edhe lavdia edhe hajnia!

Thënë shkurt e shqip: ‘Shqipëritë‘ tona kanë përplot politikanë që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë atyre me ligj t’u ndalohet të merren me politikë!

Dhe këtë duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimorë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet!

Asnjë pendesë, asnjë zhgënjim!

1

Nga Jorida Tabaku

Përse i djegim sot mandatet?

Kam hyrë në sallën e këtij Kuvendi në shtatorin e vitit 2013. Hyra këtu në kushtet e një opozite të dalë nga zgjedhjet më tëmira të kryera ndonjëherë në Shqipëri. Hyra për të përfaqësuar flamurin e një partie që kish qeverisur për ta futur vendin nëNATO dhe kish luftuar deri në fund për të nisur procesin e hapjes së negociatave të mohuara nga lufta për “kryetarin e qarkut të Fierit” të udhëhequr nga kryeministri Rama. Isha njëpjesë e vogël e një armate të madhe qeverisëse që e çoi vendin shumë hapa përpara vitit 2005, ndërsa përballë nesh ishte njëmazhorancë e dalë nga votat e blera.

Beteja e parë e opozitës ishin zgjedhjet e Korçës, të cilat, siç u faktuan nga provat filmike ishin të blera dhe të manipuluara. Pak muaj më pas një deputet i mazhorancës kërcënoi gratë nëradhë përpara tij për të marrë mandatin e deputetit, i njëjti deputet që do të sulmonte fizikisht kolegun Strazimiri. Njësulm që erdhi pas një urdhëri të kryeministrit Rama përmes sms-ve dhe që sot e kësaj ditë do të mbetet në memorien e shqiptarëve, përfshirë edhe përqeshjen harbute të kryeministrit që dhunën e ushtruar e konsideroi “ledhatim”.

Në këtë Kuvend kemi evidentuar përditë e më shumëpërfshirjen e të inkriminuarve dhe përdhunuesve me precedentë penalë në grupin parlamentar të mazhorancës. Kjo mazhorancë vazhdonte përdhunshëm të uzurponte në mënyrëanti-kushtetuese institucionet, të shkelte me këmbë edhe ligjin për Nëpunësin Civil që e votoi në fund të mandatit të saj opozitar dhe të shndërronte Shqipërinë në një Kolumbi prej 28 mijë kilometrash katrorë.

Një investim personal i qeverisë dhe ministrave të saj, njëprojekt djallëzor që ishte në garë të ethshme me koncesionet klienteliste që ajo i shpërndante 11 biznesmenëve pranë saj.

Gjashtë vjet më pas shqiptarët, falë dosjes së famshme 339, morën provën më të qartë se si zgjedhjet lokale të Dibrës por edhe ato të përgjithshme të Shqipërisë 2017 ishin një farsë. Eksponentë të rëndësishëm socialistë, disa që janë bërëpublikë, dhe të tjerë që ende nuk janë publikuar, ishin përfshirë në marrëveshje mirëkuptimi dhe ndarje territoresh me bandat e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Tiranës, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.

Në këtë Kuvend kam parë sesi kjo mazhorancë e timonierit pa frena, kjo mazhorancë e kusisë dhe tepsisë të shndërruar nëkazanin e grykësisë së këtij njeriu në krye të vendit shpërndaukoncesionet dhe projektet PPP me vlerë 2 miliardë euro që do të paguhen për mbi 20 vjet nga taksat e shqiptarëve, nga ne dhe nga fëmijët tanë..

Në këtë Kuvend kam parë sesi tepsia e abuzimeve rritej përherë e më shumë ndërsa institucionet e llogaridhënies zvogëloheshin gjithnjë e më shumë.

Në këtë parlament, u votua nga deputetë që e quajnë veten qytetarë, vendimi i qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar a thua se teatri kombëtar ishte një kioskë. Në këtë parlament, kjo qeveri përgatiti terrenin për të shkërrmoqur Gjykatën Kushtetuese. Në këtë parlament janë noterizuar ligje me emër biznesmeni që vjedhin pronën publike dhe atë private.

Përballë kësaj mungese të demokracisë dhe vlerave më elementare të parlamentarizmit funksional,
Në kushtet e një qeverie që uzurpon me përdhunë dhe dhunë çdo institucion demokratik,
Në kushtet e një pushteti që ka ardhur prej krimit dhe punon për oligarkët dhe krimin,
Në kushtet e një qeverie që është konvertuar në një qeveri-kartel,

Opozita nuk mund të jetë më një fasadë për këtë parlament.

Djegia e mandateve nuk është sakrificë,
Nuk është as edhe shqelm ndaj demokracisë.

Sot përfundoj procesin e dorëzimit të mandatit tim si deputete. 28 vjet pas ditës në të cilën pashë time më, në sheshin Skëndërbej të gëzonte rrëzimin e statujës së diktatorit gjakatar Hoxha; së bashku me shqiptarët dua të luftoj për të rrëzuar një diktator të ri në lindje.

Në shkurtin e vitit 1991, ne përmbysëm diktaturën komuniste, sot së bashku do të përfundojmë përmbysjen e diktaturës së narko-shtetit, diktatin e një mazhorance që punon për krimin.

Asnjë pendesë, asnjë zhgënjim. Por krenare që për fëmijët tanë hedhim hapin e duhur për të mposhtur këtë regjim. Së bashku ne mund t’ia dalim. Së bashku ne do t’ia dalim!

 

Megan Markle organizon festën baby shower në New York

0

Megan Markle ka organizuar festën baby shower në New York me mikeshat e saj më të afërta. Kjo është një prej festave baby shower që do të organizohet prej saj duke qenë se tjetra do të organizohet në U.K pas udhëtimit  të saj në Marok.

Në festë ishin të pranishme mikeshat e saj Serena Williams, Jessica Mulroney, Priyanka Chopra, Amal Clooney, Misha Nonoo, Jessica Mulroney and Abigail Spencer.

Kjo festë është zhvilluar në mënyrë private.

Klea dhe Elgit tregojnë historinë e tyre të dashurisë

2

Klea Huta dhe Elgit Doda u shndërruan në çiftin e preferuar të publikut shqiptar që nga momenti që konfirmuan lidhjen e tyre. Gjithcka u zbulua një vit më parë, por historia e tyre ka nisur dy vjet më parë. Ata kanë qenë të ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’, për të rrëfyer gjithçka mbi njohjen e tyre. Ata kanë dy vite që janë të lidhur dhe çdo gjë filloi me bashkëpunimin për këngën e Kleas dhe ‘Alar Band’, ‘Amla’. “Unë me Klean njiheshim që në fakultet. Asokohe, unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por planet u prishën. Unë po bashkëpunoja me Alar Band, te Maratona, dhe ata më thanë që “do bëjmë një këngë me një vajzë. I pyeta “me kë” dhe më thanë “Me Klean…”, – tregoi Elgiti. I bëri telefon Kleas, e ftoi në studio që ajo të dëgjonte këngën dhe të jepte mendimin e saj: “Duke punuar këngën, duke u njohur..”

Rama largohet nga Kryesia e Kuvendit para mbërritjes së protestuesve

4

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me kreun e Kuvendit Gramoz Ruci. Ai është larguar nga Kryesia e Kuvendit përpara mbërritjes së kryedemokratit Lulzim Basha dhe protestuesve per dorezimin e mandatit.  Ndërkohë që protestuesit afroheshin, kryeministri Rama është larguar nga godina e Kryesise.
Një ditë më parë kryeparlamenti Gramoz Ruçi doli në një deklaratë për mediat ku njoftoi anulimin e seancës plenare, dhe deklaroi se ndjek me shqetësim zhvillimet politike në vend.