Home Blog Page 20671

Lulzim Basha nga sheshi: Si qytetarë ne kërkojmë atë që kanë europianët dhe amerikanët

2

Kreu i PD-së Lulzim Basha po mban një fjalim në sheshin përballë parlamentit.

‘Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na kërkon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës në krahun tuaj dhe me ju në këtë betejë.Sot kemi nisur rrugëtimin e shpresës, këtë rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh të shqitarëve do të vazhdojë pa ndërprerje deri në rrëzimin e qeverisë së krimit.Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na kërkon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj.Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë, unë besoj tek demokracia Europiane, tek demokracia Amerikane që çon para burgut politikanët e inkriminuar dhe kriminelët.Unë e di se njësoj si unë qytetari Lulzim Basha, besojnë të gjithë qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë. Ne nuk jemi populli i dhunës, jemi populli i lirisë, demokracisë, i Shqipërisë, ne jemi e ardhmja Europiane……Nuk do të kërkoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjenike nga një kriminel që përfaqëson më të zezën, llumin e shoqërisë. Nuk do të pranoj kurrë pasurimin e një grushti njerëzish. Nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e krimit të organizuar. Unë nuk do të pranoj që xhepat e popullit më të varfër të Europës të vidhen nga një grusht njerëzish. Ne jemi njerëzit e demokracisë. Ne jemi njerëz të vlerave dhe besoj se shumica edhe të besimit në Zot. Prej ditës së shtunë, në zemrat e shqiptarëve nuk ka frikë tjetër përveç frikës së Perëndisë. Zemrat tona janë mbushur me kurajo. Shikojeni kapobandën që ka shkuar përsëri në arrati. Kjo është prova që vendi nuk ka një qeveri legjitime. Kjo është prova e parë e popullit të bashkuar. Mos i prekni vëllezërit dhe motrat tanë policë, se janë të nënpaguar dhe se janë me ne kundër kësaj qeverie. Ai që duhet të ishte përballë popullit është zhdukur në vrimën e miut dhe ky është vetëm fillimi. Le ta nisim bashkë sot këtë rrugëtim shprese drejt të ardhmes sonë europiane. Shpresa jonë është Europa dhe atë derë mund ta hapim ne, populli i lirisë dhe demokracisë. Ndiqmëni dhe ejani të gjithë pas nesh për të dorëzuar në mënyrë finale dhe në mënyrë të pakthyeshme, mandatet e deputetëve dhe për t’i dhënë fund mandatet e këtij regjimi kriminal dhe të marrë në dorë fatet. Të gjithë pas meje për ta finalizuar këtë akt historik, patriotik dhe europian!”

Sali Berisha “largohet” nga politika (Dokumenti)

1

Lënien e lënien e mandatit të deputetit e firmosi edhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Berisha është ndër të parë që iu “nënshtrua” vullnetit të opozitës për djegien e mandateve. Opozita në mënyrë unanime vendosi të lërë mandatet e deputetëve, ndërsa nesër ka thirrur një tjetër protestë, këtë herë para parlamentit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe në New York sot protestë kundër Ramës

2

Paralelisht me protestën që do të zhvillohet nesër para Parlamentit, do të ketë një protestë edhe nga diaspora shqiptare në SHBA
Tubimi do të mbahet para konsullatës shqiptare në New York dhe ashtu si në Tiranë, kërkesat janë të njëjta: për votën e lirë dhe kundër qeverisë Rama.
Lajmi bëhet i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha
“Nesër 5 Pm – 7 Pm, para konsullatës së Narkoshtetit në New York, për votën e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe kundër regjimit të Kakistokracisë. Nderim dhe mirënjohje diasporës dhe emigracionit shqiptar”, shkruan Berisha në Facebook.

Horoskopi për të enjten, 21 shkurt

0

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 21 shkurt 2019.

Njihuni me parashikimin e yjeve për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi-Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme të së kaluarës dhe kjo gjë nuk ju lë të qetë. Kjo vlen edhe për dashurinë. Duhet të rigjeni energjinë dhe qetësinë.
Demi-Keni një mijë projekte në kokë, të cilat duhet ti çoni përpara me pasion. Sa i takon punës, parashikohen disa ndryshime të cilat pritet të sjellin dobi. Do të ndjeni nevojën për t’iu përkushtuar familjes. Sa i takon dashurisë, mos u fiksoni pas personit të gabuar.

Binjakët-Kjo është një periudhë e mirë gjatë së cilës po shënoni rikuperime pas një sërë problemesh gjatë muajve të kaluar. Kjo e enjte nuk është idealja, pasi nuk do të jeni në humorin e duhur si për sa i takon punës edhe dashurisë. Ndoshta për shkak të disa kundërshtive në ambientin që ju rrethon.

Gaforrja-Kjo ditë nuk do të jetë aspak pozitive, ku do të ketë disa momente tensioni. Do të donit të ndryshonit diçka në jetën tuaj por nuk ia arrini. Mundohuni që të organizoni diçka të kënaqshme për të rikuperuar disa raporte me persona të cilët i keni lënë pas dore.

Luani-Parashikohet një e enjte pozitive dhe e mbushur me energji, gjatë së cilës do të mendoni për të ardhmen. Duke qenë se yjet ju favorizojnë, mund të përfshiheni lirisht në projekte të reja të cilët i keni menduar prej kohësh. Do të jeni të mbushur me entuziazëm.

Virgjëresha-Kjo e enjte do ju gjejë të mbushur me energji. Shihni përreth pasi keni disa yje që ju mbështesin dhe favorizojnë takimet lidhur me punën por edhe ato sentimentale. Duhet të jeni gati për të tu përballur me disa risi, pasi do të jenë pozitive.

Peshorja-Gjatë kësaj dite bëni mirë të rrini të qetë, sidomos nëse dikush po mundohet që t’iu vendosë shkopinj nën rrota, shkruan NOA. Në fund do të rezultoni fitues edhe pse keni ende disa probleme për të rikuperuar.

Akrepi-Mundohuni që të kuptoni se kush janë personat më të rëndësishëm për ju dhe kush janë ata që duhet të largoni nga jeta juaj. Ka ardhur momenti për të bërë zgjedhje si në dashuri edhe në raportet miqësore. Mos u përkushtoni ndaj kujt nuk e meriton, pasi do humbnit kohë kot.

Shigjetari-E enjtja nuk do të jetë një ditë aspak pozitive, ndaj lëreni që të ikë. Megjithatë kjo mbetet një periudhë e mirë sa i takon konfirmimeve në punë, ku do të përjetoni momente suksesi.

Bricjapi-Kjo ditë do të jetë vërtetë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të ndihen gati që të përfshihen në projekte të reja. Yjet ju favorizojnë, veç bëni kujdes ndaj ndonjë problemi të papritur që mund t’iu dalë përpara.

Ujori-Parashikohet një ditë mjaft pozitive për ndjenjat, ndërsa në punë nuk do të jetoni momentet më të mira. Mundohuni që të gjeni një mënyrë për tu relaksuar dhe për të mposhtur lodhjen dhe stresin e akumuluar.

Peshqit-Mbani mbi supe disa brenga të së kaluarës. Në nivelin emocional dhe sentimental jeni përballur me disa ndryshime, ndoshta edhe konflikte. Ndonëse jeni një person që kërkoni kohë për të rikuperuar, ka ardhur momenti që të shihni përpara.

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”: Policia e Shtetit si policia politike e Ramës

3

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari, i ftuar në “Opinion” ka komentuar protestën e te enjtes para Parlamentit, por anashkaluar edhe deklaratën e sotme të Policisë së Shtetit, e cila shprehej se, ka indicie që protestuesit do të futen brenda godinës së Parlamentit.

Rakipllari e ka quajtur njoftimin e Policisë, jo si të Policisë së Shtetit, por si të një policie politike.
“Deklarata e sotme e Policisë dhe ajo e 16 shkurtit i heq dilemat, pse opozita ka shkuar në këto vendime. Një polici e tillë mund të jetë vetëm politike, që thotë se do të ketë dhunë. Kam informacion se, do të ketë një përpjekje për të bërë një manifestim.