Posta Shqiptare dhe Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e të gjitha shërbimeve të Postës Shqiptare, pranë zyrave rajonale/vendore të ADISA, duke ofruar tashmë një ONE STOP SHOP të vërtetë për qytetarët.
Administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj, u shpreh se ky ONE STOP SHOP, do të krijojë lehtësira të natyrës ekonomike dhe kohore për qytetarët, të cilët aplikojnë për marrjen e shërbimeve pranë zyrave të ADISA. Z. Duraj theksoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të shtrihet në të gjitha zyrat e ADISA, në të gjithë Shqipërinë, në një periudhë afatshkurtër.
Ndërsa, Drejtori ekzekutiv i Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, z. Lorin Ymeri, shprehu falenderime për Postën Shqiptare, për gatishmërinë e treguar dhe vazhdimësinë e bashkëpunimeve në interes të qytetarëve. Gjithashtu, z. Ymeri theksoi faktin që kjo marrëveshje do të jetë një mundësi e mirë për lehtësimin e procedurave të shërbimeve që ofrohen nga ADISA dhe Posta Shqiptare.
Posta Shqiptare është kompania e vetme shtetërore, që operon në tregun e shërbimeve postare dhe financiare e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh për qytetarët, me tarifa konkuruese.
Agjensia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) është agjensia e cila është përgjegjëse për administrimin e sporteleve të administratës shtetërore dhe ofrimit të shërbimeve publike sipas parimit të ndarjes së zyrave pritëse nga zyrat përgjegjëse për shërbimin.
Firmoset marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve postare, pranë zyrave të ADISA
ADN-ja e peshkaqenëve, kurë kundër kancerit!
ADN-ja e peshkaqenit mund të ndihmojë në shërimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me moshën tek njerëzit. Ekspertët besojnë se peshkaqenët e bardhë të mëdhenj mund të mbajnë brenda vetes kurën e shërimit nga kanceri. Harta e parë e ADN-së të peshqve të bardhë të mëdhenj ka zbuluar “mutacione” që mbrojnë kafshët kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Peshkaqenët e bardhë të mëdhenj gjithashtu kanë aftësinë për të riparuar ADN-në e tyre – diçka që ne njerëzit nuk mund ta bëjmë. Hulumtimi u krye nga një ekip shkencëtarësh të fondacionit ‘’Save The Sea’’ në Florida.
Duke qënë se ADN-ja e këtyre peshkaqenëve mund të riparojë vetveten ajo është edhe më tolerante ndaj dëmtimit. “Ka shumë për të mësuar nga këto mrekulli evolucionare, duke përfshirë informacion që potencialisht do të jetë i dobishëm për të luftuar kancerin dhe sëmundjet që lidhen me moshën, dhe për të përmirësuar trajtimet shëruese të plagëve tek njerëzit, teksa zbulojmë se si këto kafshë arrijnë ta bëjnë këtë gjë“- shprehet udhëheqësi i studimit Dr Mahmood Shivji.
ADN-ja e peshkaqenëve është një herë e gjysmë më e madhe se ADN-ja njerëzore, që do të thotë se ka informacione të koduara pasi është e ndryshme nga ajo e jona. Dhe shkencëtarët shpresojnë të arrijnë ti zhbllokojnë këto informacione dhe t’i përdorin për të trajtuar problemet që ADN-ja e tyre tashmë po zgjidh tek peshkaqenët. Ata besojnë se peshkaqenë mund të ndihmojnë edhe shërimin e plagëve dhe mpiksjen e gjakut, për shkak të aftësisë së tyre për t’u shëruar shpejt nga lëndimet serioze.
Studimet tregojnë gjithashtu se peshkaqenë janë edhe më të rëndësishëm në luftën kundër ngrohjes globale, pasi gjuetia e tyre mban numrin e krijesave më të vogla në kontroll, pasi ato prodhojnë më shumë dioksid karboni.
Pirja e duhanit dëmton aftësinë e njerëzve për të dalluar ngjyrat, zbulon studimi
Pirja e duhanit më shumë se një pako cigare çdo ditë rrit shumë rrezikun e humbjes së aftësisë për të dalluar ngjyrat dhe shenjat e ndryshme, ka zbuluar një studim i ri.
Një grup hulumtuesish nga Universiteti Rutgers në Shtetet e Bashkuara shqyrtoi 71 njerëz të shëndetshëm që kishin pirë më pak se 15 cigare gjatë gjithë jetës së tyre dhe 63 njerëz që pinin të paktën 20 cigare në ditë dhe nuk kishin dëshirë ta linin sidoqoftë.
Pjesëmarrësit e studimit ishin të moshës ndërmjet 25 dhe 45 vjeç me shikim normal ose të korrigjuar në normale.
Studiuesit zbuluan se aftësia e duhanpirësve për të dalluar kontrastin dhe ngjyrat ranë dukshëm në krahasim me jo-duhanpirësit, ndërkohë që kishte ndryshime të rëndësishme në aftësinë e tyre për të parë ngjyrat e kuqe-jeshile dhe blu-verdhë.
Studimi zbuloi gjithashtu se nikotina në cigare, e cila është një neurotoksik kimik, ishte fajtori për humbjen e shikimit, duke dëmtuar enët e gjakut dhe neuronet në retinë.
Zaev: Sela ka anuluar takimin në shenjë revolte për heqjen e kompetencave të Taravarit
Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka deklaruar se Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela ka anuluar takimin ku duheshe të flitet për përkrahje të kandidatit konsensual për president të shtetit, për shkak të marrjes së kompetencave të kryetarit të Gostivarit nga Ministria e Arsimit.
Zaev ka thënë se ekziston mundësia për komunikim të mëtutjeshëm, e kuptoj revoltën e tyre, por ligji duhet respektuar.
Kur këto aspekte i shqyrton vetë ministri i Arsimit, mua më ngelet si Kryeministër të ftoj një takim të përbashkët midis kryetarit të komunës dhe ministrit të Arsimit dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët ka thënë Zaev, duke lënë për të kuptuar se Gostivari është njëra nga Komunat më të mëdha në vend dhe nuk do të lejojë që pikëpamjet politike të pengojnë në proceset e zhvillimit të komunës. / ALSAT
Ambasadori amerikan në Beograd, Scott: Serbia në anën e gabuar të historisë
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, tha të mërkurën se Serbia është në anën e gabuar të historisë, duke reaguar ndaj pritjes që ju bë në Beograd zëvendësministrit të Jashtëm të Venezuelës, Ivan Gil.
“Populli i Venezuelës po përjeton urinë nën sundimin e paligjshëm të një regjimi diktatorial. Më shumë se 50 vende të Amerikës Latine, Amerikës Veriore dhe Evropës Perëndimore janë vënë përkrah popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkohshëm Guaido. Serbia është në anën e gabuar të historisë”, shkroi ambasadori amerikan Kyle Scott në rrjetin social twitter.
Zëvendësministri i Jashtëm i Venezuelës, Ivan Gil, u prit të martën në Beograd nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç. Serbia nuk e ka njohur udhëheqësin opozitar Juan Guaido si president të përkohshëm në Venezuelë.
Beogradi zyrtar ka thënë se nuk do të ndryshojë qëndrimin në lidhje me krizën në Venezuelë. Serbia ka thënë se Venezuela e kishte mbështetur atë vend ndërkombëtarisht në pretendimet e saj ndaj Kosovës e cila shpalli pavarësinë saj më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.






